fbpx

Takimi Zaev – Gashi përfundoi pa marrëveshje konkrete, bisedimet vazhdojnë javën tjetër

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit të sotëm me kryetarin e Alternativës tha se është biseduar për disa problematika, për të cilat do të shqyrtohen gjatë fundjavës edhe në LSDM edhe në Alternativës, por edhe te partnerët e koalicionit qeveritar, transmeton Portalb.mk.

“Ftesa jonë është që Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë. Targeti para nesh janë zgjedhjet e rregullta dhe jo të parakohshme. Vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme. Kur do të përcaktojmë diçka do ta informojmë opinionin”, tha Zaev.

lg.php.gifNë takim, Zaev tha se janë komunikuar kushtet nën të cilat do të vazhdonin bisedimet.

lg.php.gif”Priten lëshime prej të gjithëve jo vetëm nga LSDM , por edhe nga BDI dhe të gjithë partnerët në qeveri”, tha Zaev.

Gashi deklaroi se kanë dy opsione, të cilat do të diskutohen në organet e partisë.

“I pari është bashkëngjitja në shumicën aktuale dhe e dyta është hyrja në Qeveri. Kam takime me Selën dhe me kryetarin e VMRO-DMPNE-së, Mickoski. Ne këto dy këto vështrime të ndryshme do t’i sjellim në organet e partisë të shohim se cila është zgjidhja. Cila është me më rëndësi për qytetarët, shqiptaret dhe për partinë Alternativa”, tha Afrim Gashi.

 

Zaev - Gashi
Zaev – Gashi

Ndryshe, paraprakisht, shefi i diplomacisë dhe funksionar i lartë i BDI-së, Bujar Osmani dje deklaroi se shumica e re stabile në Kuvend është e pakontestueshme dhe se ajo do të publikohet javën e ardhshme.

“Shumica e re stabile është absolutisht e pakontestueshme dhe ajo do të ndodhë javët në vijim. Rruga drejt asaj shumice të re është alternativa, ka disa opsione për atë shumicë të re dhe momentalisht po zhvillohen ato bisedime dhe negociata për arritjen e asaj shumice. Do të përsëris, është shumë e rëndësishme që forcat racionale politike, por edhe deputetët vendosën që në këtë moment shtetin të mos e shndërrojnë në pjesë të problemit, por në pjesë të zgjidhjes së perspektivë sonë evropiane. Presim të përfundojmë ato bisedime dhe besoj që javën e ardhshme do të kemi shumicë stabile që do të fillojë të merret me sfidat dhe mundësitë që i ka Qeveria”, u përgjigj Osmani në pyetje e gazetarëve se kur do të zyrtarizohet shumica e re parlamentare, në konferencën e përbashkët në Shkup me ministrin austrim për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Mihael Linhart.

Kujtojmë se, vendi u fut në krizë politike pas dorëheqjes së paralajmëruar të kryeministrit Zoran Zaev. Pas dështimit të opozitës për të siguruar numrat për të votuar mosbesimit e Qeverisë, me që deputeti i Besës nuk u paraqit në seancën e caktuar për këtë, pozita dhe opozita tani kanë nga 60 deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button