RMV, Ministria e Arsimit i shpalli rezultatet e konkursit për bursa studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i shpalli rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave studentore për vitin akademik 2021/2022, transmeton Portalb.mk.

Rezultatet mund të gjenden në ueb-faqen e MASH.

Nga ky vit bursat për studentë rriten. Shuma e bursave të kategorisë së parë dhe të dytë tani është 6.050 denarë, ndërsa për studentët e shkencave natyrore – kimi, fizikë dhe matematikë, janë 18.000 denarë për nëntë muaj.

Siç njofton MASH, studentët që kanë fituar të drejtën e përdorimit të bursës duhet të printojnë dhe plotësojnë tre kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse dhe së bashku me një kopje të llogarisë personale të transaksionit, jo më vonë se të martën, 30.11.2021, t’i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (drejtpërsëdrejti në arkivin e MASH-it ose me postë – dërgesë të rekomanduar me letër kthim në adresën Blvd. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000. Shkup).

Përfituesit e bursave, të cilët nuk ta dorëzojnë kontratën brenda afatit të caktuar, do të konsiderohen se heqin dorë nga e drejta e përdorimit të bursës.

Nga ana tjetër, kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi që, brenda afatit përkatës, të kundërshtojnë pasi ta pranojnë vendimin nga MASH në adresën që kanë shënuar kur kanë aplikuar, duke e treguar arsyen për të cilën aplikimi nuk është pranuar.

Të gjithë kandidatët e pakënaqur mund të bëjnë ankesë te [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button