fbpx

Rexhepi: Besoj se organet partiake do të vendosin që Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë

Parimisht besoj se organet e partisë do të vendosin që Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë, deklaroi për “Sloboden Pecat” Skender Rexhepi, deputet dhe anëtar i kryesisë së Alternativës. Në pritje të takimit mes liderit të Alternativës, Afrim Gashi dhe kryeministrit Zoran Zaev për hyrje të mundshme të Alternativës në Qeveri, Rexhepi tha se pritjet në parti janë se përparësi do t’u japin eurointegrimeve të vendit dhe premtimeve programore ndaj qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Parimisht besoj se Alternative do të jetë pjesë e Qeverisë. Dallimet në parti janë zbehur dhe pres që organet e partisë të sjellin vendim për hyrje në Qeveri, por megjithatë do të presim deri në vendimin përfundimtar. Integrimi i vendit në BE është prioritet para rrëzimit të Qeverisë. Besoj se se do t’i japim përparësi proceseve eurointegruese, si dhe realizimit të programit të Alternativës që ia ka premtuar qytetarëve dhe votuesve tanë”, deklaroi Rexhepi.

Ai tha se, deri më tani nuk ka pasur ofertë për pozita ministrore. Pret që pasqyra të jetë më e qartë pas takimit mes Zaev dhe Gashit, që duhet të ndodhë këto ditë.

Rexhepi iu përgjigj edhe sekretarit gjeneral të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili në emisionin në TV Shenja tha se, Alternativa edhe po të hyjë në Qeveri, nëse opozita krijon shumicë parlamentare prej 61 deputetëve, partia e Gashit do të votojë për rrëzimin e Qeverisë.

“Taravari me siguri mendon për Besën ndërsa flet për Alternativën. Ne jemi Alternativë, nuk jemi Besa. Nëse Alternativa vendosë të jetë pjesë e pushtetit, ajo përgjigje do të vlejë deri në fund të mandatit të Qeverisë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button