Ju sot ende do të ishit në pushtet me Gruevskin dhe vendi nuk do të ishte anëtar i NATO-s, vlerësojnë nga ASH-ja.

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka vlerësuar që forcat progresive të opozitës kanë mundësuar rrëzimin e Nikolla Gruevskit nga pushteti dhe integrimin e vendit në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Po të mos ishin forcat progresive nga opozita, ju sot ende do të ishit në pushtet me Nikolla Gruevskin dhe vendi nuk do të ishte anëtar i NATO-s. Ju nuk u turpëruat as për ofendimet në enciklopedi, në tekstet shkollore dhe as kur ju thanë se shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare”, vlerësojnë nga ASH-ja.

Ata theksojnë që për dy dekada nuk është dhënë përgjegjësi për autostradat e papërfunduara, djegien e 14 qytetarëve në spitalin modular në Tetovë, rrokullisjen e autobusit të DurmoTurs, mungesën e kanalizimi në Zajas, derisa nxënësit shqiptar në shumë vendbanime janë pa shkollë.

“Përgjegjësi do të ketë edhe për metodat mafioze për të shpëtuar përkohësisht regjimin hibrid dhe për çdo krim që është bërë deri më tani. Përgjegjësisë nuk do të mund t’i ikni dhe askush nuk do të mund të ju shpëtojë”, paralajmërojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button