Për tre muaj transportin e kanë shfrytëzuar afër 10 milionë udhëtarë të Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tre muajve të tretë të këtij viti, transportin e kanë shfrytëzuar 9 711 000 udhëtarë, që nënkupton ulje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 1.2 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin urban është rritur për 0.3 %, në transportin ndërmjet qyteteve për 12.3 %, në transportin ndërkombëtarë për 296.0 %, ndërsa në transportin periferik është vërejtur rënie për 6.6 %”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që numri i përgjithshëm i kilometrave të udhëtarëve në transportin rrugor është rritur për 79.0 %, ndërsa në transportin ndërkombëtarë për 313.4 %.

Transporti rrugor i udhëtarëve ndërmjet qyteteve sipas llojit të transportit: 56.4% transporti i rregullt, 43.2 % transporti i nxënësve dhe punëtorëve, 0.3% lloji tjetër i transportit të lirë dhe 0.1 % ekskursione-udhëtime tregtare dhe turistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button