Oda Ekonomike: Edhe në sektorin privat të punohet vetëm me vërtetim për vaksinë, test negativ apo Covid-19 të kaluar

Të punësuarit në sektorin privat, gjatë kohës së punës t’i plotësojnë njëri nga kushtet për mbrojtje nga korona virusi – vaksinim, Covid – 19 të kaluar apo të testohen, propozoi Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Oda reagoi pasi sot, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se, Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i propozojë Qeverisë masa të reja, përkatësisht të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në vetëqeverisjen lokale, të gjitha institucionet për shkuarje në punë të tregojnë konfirmimin për të paktën një vaksinë të marrë ose të kenë test negativ PCR që do të jetë i vlefshëm për të paktën 72 orë dhe do të bëhet shpenzimet e tyre ose do të paraqesin certifikatë që e kanë kaluar kovid 19, jo më të vjetër se 45 ditë ose do të kenë vërtetim nga mjeku specialist se nuk mund ta marrin vaksinë.

Filipçe tha se, rekomandohet që kjo të ndiqet edhe në sektorin privat, pas çka reagoi menjëherë me miratim Oda Ekonomike.

“Propozimi është rezultat i analizës së zbatuar dhe diskutimit serioz në organet dhe trupat e odës, në të cilat iniciohet se sipas shembullit të disa shteteve fqinje dhe më gjerë, për shkak të preventimit të shëndetit të të punësuarve në sektorin privat dhe zhvillim të papenguar të proceseve të punës, nevojitet që edhe në shtetin tonë të parashihen masa të caktuara të domosdoshme për të punësuarit në sektorin provat, për çka të hënën edhe zyrtarisht u dorëzua iniciativë në institutet kompetente”, tha Aneta Trajkova, nënkryetare e Odës Ekonomike.

Nga OE kërkojnë që të punësuarit që nuk janë të vaksinuar apo nuk e kanë kaluar koronën, të parashihet vendosja e testimit të domosdoshëm të paktën njëherë në javë me teste të shpejta, me vet – testim apo në qendrat diagnistifikuese shtetërore dhe private, sipas vendimit të punëdhënësit.

“Me çka, shpenzimet për testim me teste të shpejta vlerësohet se duhet t’i mbulojnë vet të punësuarit, që të arrihet ngritja e shkallës së imunizimit në periudhë kohore më të shkurtë dhe të parandalohen mutacionet”, theksoi Trajkovska.

Nga Oda Ekonomike shtuan se, me qëllim që masa e testimit të patjetërsueshëm të mos shkaktojnë shpenzime materiale të konsiderueshme për punëtorët dhe për shkak të rrezikut nga rritja e çmimeve të testeve të shpejta për shkak të rritjes së kërkesës, propozuan që Qeveria të sjell vendim me të cilin do të përcaktohet çmimi më i lartë për këtë lloj testi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button