RMV, Antikorrupsioni: Njerëzit ndryshojnë nacionalitet që të punësohet, të shfuqizohet balanci nga Ligji për nëpunësit administrativ

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsioni në seancën e sotme foli për lëndët që pranojnë për raste kur kandidati për punësim e ndryshon nacionalitetin, me qëllim që t’i plotësojë kushtet e balancit dhe të punësohen, transmeton Portalb.mk.

Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska elaboroi një lëndë, në të cilën është vërtetuar se në Agjencinë për Punësim një kandidat për punësim është i regjistruar si maqedonas, ndërsa është pranuar si shqiptar.

“Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë dhe për fat të keq nuk kemi mënyrë si të dënohen, pasi në ligjet nuk është paraparë dënim i këtillë. Rekomandim i vetëm do të jetë, ndërsa edhe ashtu po përgatitet ligji për nëpunësit administrativ, balanci të hiqet nga përdorimi, për shkak se nuk ka efekt, njerëzit gënjejnë që të punësohen. Balanci kot që ekziston, në çdo rast komisioni ynë çdoherë ka pasur synim kuadro cilësore të punësuar, që do t’i plotësojnë kriteret për cilësi dhe për këtë nuk ka nevojë njerëzit të vihet në situata të këtilla”, tha Ivanovska.

KSHPK do ta arkivojë lëndën, ndërsa rekomandimin do ta dorëzojë në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button