Carovska: Mbetemi në mësimin me prezencë fizike, gjendja me Covid – 19 nëpër shkolla është stabile

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska vlerëson se gjendja me korona virusin në shkolla është stabile dhe pikërisht për këtë fakt është në interes më të mirë të nxënësve që shkollat të mbesin të hapura, transmeton Portalb.mk.

“Gjendja me korona virusin nëpër shkolla është stabile dhe derisa është ashtu mbesim me skenarin e parë – mësimi me prezencë fizike. Nëse ka çfarëdo lloj ndryshimi apo rreziku, atëherë në koordinim me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe me Ministrinë e Shëndetësisë do të implementojmë skenarë të tjera. Por, tani për tani gjithçka tregon se gjendja është stabile dhe se nxënësit janë të sigurte nëpër shkolla”, deklaroi Carovska.

Mbi 75 përqind nga mësimdhënësit janë të vaksinuar, shtoi ministrja ndërsa nga fillimi i vitit shkollor deri më sot, siç tha, nuk ka tejkalim të 0,3 përqind nxënës pozitiv dhe aktiv në arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa në bazë ditore nuk ka tejkalim të 0,03 përqind, përkatësisht përqindja lëviz prej 0,01 deri në 0,03.

Përqindja e Ministrisë së Shëndetësisë, siç tha Carovska, ka treguar kontroll të epidemisë nëpër shkolla, që sipas saj, tregon se masat respektohen dhe protokollet janë të dizajnuara mirë dhe zbatohen mirë.

“Kuptohet, si edhe vitin e kaluar edhe këtë vit e ndjekim gjendjen ën bazë ditore. Pikërisht për këtë, derisa gjendja me korona virusin është stabile nëpër shkolla, do ta propozojmë modelin me prezencë fizike. Nëse komisioni për sëmundje infektive dhe MSH alarmojnë se ka kërcënime të tjera për shëndetin e nxënësve në lidhje me korona virusin, atëherë kuptohet, do të ndërmarrin masa të tjera dhe do të diskutojmë për skenarë të tjerë”, tha Carovska.

Në lidhje me kërkesën e sindikatës progresive për arsim që t’u lejohet këshillave të mësimdhënësve që vet të mund të vendosin për modelin e mësimit – prezencë fizike apo online nga 1 dhjetori deri më 31 mars, për shkak të sezonit të gripit, gjendja me Covid – 19, C arovska tha se, për shkak të gjendjes stabile me korona virus në interes më të mirë të nxënësve dhe shkollave të mbesin të hapura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button