Trajko Slaveski nga VMRO – DPMNE është zgjedhur kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit, për të votuan edhe këshilltarët e PLD-së dhe DOM-it

Ish ministri i Financave dhe bartës i listës së këshilltarëve të VMRO – DPMNE-së, Trajko Slaveski është kryetar i ri i Këshillit të Qytetit të Shkupit. Slaveski sot u zgjodh për kryetar me 26 vota “për”. Për të, përkrah këshilltarëve të VMRO – DPMNE-së, “Të majtës” dhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, votuan edhe dy këshilltarë të PLD-së dhe DOMI – it, Nikolla Panovski dhe Teodora Krstevska, transmeton Portalb.mk.

Këshilltarja e DOM-it, Teodora Krstevska tha se, mbeten opozitë në këshill, ndërsa zgjedhjen e Sllaveskit e kanë mbështetur që të ketë këshill konstruktiv.

“Trajko Sllaveski është person i dëshmuar, me kredibilitet dhe besoj se edhe ai edhe kryetarja Danella Arsovska do t’i marrin parasysh projektet tona që i kemi paraqitur në fushatën zgjedhore dhe për të cilat kemi marrë mbi 10,000 vota”, tha Krstevska.

Për zgjedhjen e Slaveskit nuk votuan LSDM, BDI dhe dy këshilltarë të “Qytetit të Gjelbër Human”.

Në Këshillin e Qytetit të Shkupit VMRO – DPMNE ka 18 këshilltarë, ndërsa LSDM 12, BDI ka 5, “E majta” 4, ndërsa nga dy kanë koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, koalicioni PLD/DOM dhe kandidatët e pavarur nga “Qyteti i Gjelbër Human”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button