fbpx

Metamorfozis prezantoi rezultatet e Indeksit të hapjes në komuna për vitin 2021

Fondacioni Metamorfozis për Internet dhe Shoqëri, në kuadër të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare, dje në një ngjarje online prezantoi rezultatet e një hulumtimi të bazuar në Indeksin e hapjes. Një pjesë e vetëqeverisjeve lokale morën pjesë në aktivitet morën pjesë në ngjarje me komentet e tyre për renditjen, përderisa për procesin e zbatimit të hulumtimit folën edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga të gjitha rajonet e vendit, transmeton Portalb.mk.

Goce Arsovski, zyrtar për mbështetje programore në Fondacionin Metamorfozis në kuadër të ngjarjes online tha se ajo që e dallon këtë Indeks nga të tjerët është fakti se bazohet në një metodologji të definuar saktësisht e cila është krijuar gjashtë vjet më parë dhe vazhdimisht po përmirësohet dhe perfeksionohet. Metodologjia është gjithëpërfshirëse dhe e zhvilluar duke marrë parasysh parimet e zbatueshmërisë, verifikueshmërisë, objektivitetit, transparencës, krahasueshmërisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm, tha Arsovski.

Vlerësimi i gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL) për vitin 2021 tregoi se shumica e komunave nuk punojnë sa duhet për të përmbushur standardet për hapje. Rezultatet në fusha tregojnë se komunat zbatojnë standarde të ulëta për konsultim, transparencë, monitorim dhe kontroll në punën e tyre. Hapja mesatare e komunave për vitin 2021 është e ulët 25 për qind.

Indeksi i hapjes tregoi se në matjen për vitin 2021 rezultatet më të mira kanë komunat e Ohrit (51%), Vasilevës (48%) dhe Koçanit (48%), ndërsa më poshtë renditet komuna e Pllasnicës (3%).

Pjesëmarrësit në ngjarjen e djeshëm publike patën mundësinë të marrin pjesë drejtpërdrejt në diskutimin me studiuesit e projektit, si dhe me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale.

Jasminka Popovska, përfaqësuese e Agjencisë Lokale për Zhvillim Strugë, partnere e Fondacionit Metamorfozis në matjen e Indeksit, iu referua përvojës me disa nga komunat që janë monitoruar nga ana e organizatës.

“Një pjesë e mirë e ueb faqeve janë jofunksionale, disa ueb faqe kanë vështirësi për të kërkuar, ndërsate disa të tjera aspak nuk punon butoni i kërkimit të shpejtë. Shpesh dokumentet e ngarkuara janë në një dokument të papërshtatshëm dhe nuk janë të kërkueshëm. Thjesht, nëse duam të shohim buxhetin e shkollës në të cilën mëson fëmija ynë, nuk mundemi. Si mund të marrim ne si qytetarë informacionin që na nevojitet nga komunat? Për shembull, cili është orari i grumbullimit të mbeturinave në komunë”, pyeti Popovska.

Ajo shtoi se është pozitive ajo që të punësuarit në administratë kanë interesim të madh për punë dhe shumë nga lëshimet janë bërë nga injoranca.

“Në të ardhmen duhet t’i kushtohet shumë vëmendje edukimit të të punësuarve në komuna”, tha Popovska.

Përfaqësuesi i Fondacionit për zhvillim të bashkësisë lokale nga Shtipi, Boris Sharkovski, njëherësh partner i Fondacionit Metamorfozis në matjen e Indeksit, foli për ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet komunave urbane dhe rurale, me popullatë më të vogël, dhe si ndikon kjo mbi hapjen dhe transparencën e komunës.

“Komunat duhet ta marrin më seriozisht rëndësinë e transparencës në interes të qytetarëve. Shpresojmë se me politikëbërësit e rinj që u zgjodhën në zgjedhjet e fundit lokale, do të arrijë sërish bashkëpunim të ngushtë dhe partneritet, në interes të qytetarëve dhe në funksion të përmirësimit të shërbimeve që komunat u ofrojnë atyre”, tha Sharkovski. 

Marija Vasilevska, menaxhere programore në Qendrën për inovacione sociale Blink 42/21 nga Shkupi, foli për sfidat dhe rezultatet e papritura me të cilat ballafaqohet ekipi hulumtues gjatë matjes, si dhe për disponueshmërinë dhe hapjen e administratave komunale ndaj anketave të tilla, parë nga aspekti i organizatave të shoqërisë civile.

“Organizatat qytetare dhe komunat duhet të punojnë në partneritet për hapjen dhe transparencën. Mundësia e shkëlqyer për ta arritur këtë është përmes Komunitetit, i cili mundëson komunikim të lehtë mes komunave dhe qytetarëve dhe digjitalizimin e disa shërbimeve. Është thelbësore të kuptojmë se ne të gjithë synojmë një komunitet më të mirë”, tha Vasilevska.

Rekomandimet e hulumtimit do t’u transmetohen të gjithë përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale të cilat i janë nënshtruar monitorimit, përmes takimeve, si dhe publikut të gjerë përmes mediave sociale dhe mbajtjes së ngjarjeve publike.

Hulumtimi përsëritet çdo vit dhe na lejon të krahasojmë shkallën në të cilën do të ndiqen këto rekomandime. Ky vlerësim është i disponueshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze në ueb- faqen e Metamorfozis http://www.metamorphosis.org.mk. Ky hulumtim është realizuar si pjesë e aktiviteteve të Metamorfozës në kuadër të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button