Bekteshi: Nuk ka nevojë për ndryshim të ministrave të BDI-së

Qëndrimi i BDI-së është se nuk ka nevojë për ndryshime në ministrat nga radhët e saj gjatë rikonstrumit të paralajmëruar të Qeverisë. Këtë e deklaroi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili megjithatë theksoi se në varësi të bisedimeve të cilat janë në zhvillim e sipër vendim do të sjellë udhëheqsia e partisë, transmeton Portalb.mk.

“Është e pashmangshme që të ketë riorganizim të qeverisë, duke parasur parasyshe se tashmë kemi dorëzim të dorëheqjes së ministrit të Bujqësisë dhe dy zëvendësministrave nga Lëvizja Besa. Në pjesën e BDI-së kemi shprehur qëndrimin tonë se nuk ka nevojë për ndryshime të anëtarëve të BDI-së në qeverisjen aktuale, por sigurisht në përputhje me bisedimet që tashmë janë duke u zhvilluar nga kryetari dhe kryesia e BDI-së dhe kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, por edhe me partitë tjera politike vendimin përfundimtar do ta marrë kryetari dhe kryesia e BDI-së”, tha Bekteshi.

Riorganizimi dje u njoftua dje nga zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i LSDM-së Fatmir Bytyqi, i cili tha se konsideron që së shpejti do të ketë qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri aktual Zoran Zaev, i cili e quajti qeveria “Zaev tre”, por se do të ndryshohen gjashtë deri në shtatë ministra.

Rreth rikonstruimeve sot në pyetjet e gazetarëve, u përgjigj edhe njëherë nënkryetari i LSDM-së dhe ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke thënë se nuk është i ngarkuar nëse do të përfshihet apo jo në të.

“Duhet të punojë dhe të qëndrojë në punë ai që e gjen veten në punë ministrore pa dallim për cilin resor bëhet fjalë ai që ka treguar rezultate… Kurse kriteret për sukses në punë janë evidente, etj. Dhe këtë e bën kryeministri, kështu që unë nuk ngarkohem me atë pjesë, por jemi të fokusuar në këtë pjesë, që nënkupton menaxhimin e pandemisë”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button