RMV, masa të reja anti-kovid, të punësuarit në sektorin publik duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi ose test PCR të cilin duhet ta paguajnë vetë

Të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në vetëqeverisjen lokale, të gjitha institucionet për shkuarje në punë të tregojnë konfirmimin për të paktën një vaksinë të marrë ose të kenë test negativ PCR që do të jetë i vlefshëm për të paktën 72 orë dhe do të bëhet shpenzimet e tyre ose do të paraqesin certifikatë që e kanë kaluar kovid 19, jo më të vjetër se 45 ditë ose do të kenë vërtetim nga mjeku specialist se nuk mund ta marrin vaksinë. Këto janë rekomandimet e dala nga mbledhja e sotme e Komisionit për sëmundje infektive, transmeton Portalb.mk.

Këto masa do t’i propozohen Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për media tha se ky vendim është marrë me konsensus, nga të gjithë anëtarët e Komisionit, bazuar në gjendjen epidemiologjike dhe me qëllim të uljes së presionit të mundshëm ndaj spitaleve, siç tha ai, nevojitet që spitalet të punojnë për të gjithë qytetarët, jo vetëm për pacientët me kovid.

Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të gjithë profesionistët e shëndetësisë dhe masat e propozuara sot do të hyjnë në fuqi 10 ditë pasi Qeveria t’i miratojë ato në mënyrë që qytetarët të kenë kohë për t’u vaksinuar dhe 30 ditë për punonjësit shëndetësorë, të cilët në këtëmoment nuk janë të vaksinuar. Ministri Filipçe tha se rekomandimet janë që në këto masa të përfshihen edhe kompanitë private, me qëllim që të mbrohen kapacitetet prodhuese dhe procesi i përgjithshëm ekonomik në vend.

“Kërkojmë që të përditësohet procesi për kryerjen e kontrollit të certifikatave shëndetësore, duke përdorur mjetet elektronike të certifikatave evropiane përmes një aplikacioni që shfaq kodin e saktë QR dhe kontrollon vlefshmërinë e tij. Kjo është një masë që presim të rrisë ndjeshëm shtrirjen e vaksinimit”, tha ministri Filipçe.

Aktualisht në vend ka 8.271 raste aktive me kovid-19, nga të cilët shumica – 3.775 janë në Shkup.

Situata me vaksinimin deri më 15 nëntor tregon se në vend janë vaksinuar 815.523 qytetarë, nga të cilët 785.916 janë rivaksinuar dhe 56.349 kanë marrë dozën e tretë.

“Vaksinimi me një dozë vaksine për popullatën e rritur është 58 për qind, kurse me dy doza janë vaksinuar 47 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39 për qind e gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar dhe 38 për qind e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine”, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button