RMV, është ulur nga 26 në 8 përqind vdekshmëria e foshnjave të lindura para kohe

Nga viti 2016 deri në vitin 2021 vdekshmërinë e foshnjave të lindura para kohe është ulur nga 26% në vetëm 8% me tendencë që kjo përqindje të vazhdojë të bjerë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas tyre trajnimi dhe promovimi i vazhdueshëm i stafit dhe investimet e forta në pajisje moderne janë çelësi i suksesit dhe punës cilësore të Klinikës për gjinekologji dhe obstetrikë, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën e kaluar blemë 15 inkubatorë modernë, gjë që mungonte në Klinikë, por edhe një sërë aparatesh dhe pajisjesh të tjera, si mikroskopë, sisteme për demineralizim, makina respiratore, matësat e lëvizshëm të oksigjenit dhe pajisjet tjera. Kjo pajisje ishte e nevojshme për të ofruar shërbimin më të mirë dhe në këtë mënyrë për të shpëtuar sa më shumë jetë të reja. Sot KGjA ka pajisje moderne, njohuri dhe staf të motivuar që punon sipas standardeve botërore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në ditën e të lindurve para kohe, ministria porosit se parandalimi, kontrollet në kohë dhe kujdesi për shëndetin e vetë grave shtatzëna janë çelësi për shtatzëni të qëndrueshme dhe ruajtjen e shëndetit të foshnjave.

“Ministria do të vazhdojë të investojë dhe promovojë repartin për gjinekologji dhe obstetrikë me qëllim shërbimin e lartë, të shpëtuar shumë jetësh të reja dhe standardeve evropiane në shëndetësinë maqedonase”, thuhet në kumtesë.

Foto: Ministria e Shëndetësisë
Foto: Ministria e Shëndetësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button