Hulumtues amerikanë e lidhin Qeverinë bjelloruse me fushatë dezinformimi

Hulumtues amerikanë të sigurisë kibernetike, kanë thënë të kenë zbuluar të dhëna se Qeveria bjelloruse është e lidhur me një fushatë të hakimit dhe dezinformimit kundër anëtarëve të NATO-s nga Evropa Lindore.

Hulumtuesit e kompanisë Mandiant, kanë thënë në një raport të publikuar më 16 nëntor se fushata, ka pasur synim të nxisë mosmarrëveshje dhe të vjedhë informacione.

Hulumtuesit e kanë quajtur grupin e hakerëve si UNC1151, dhe besojnë se ai është i lidhur me Qeverinë bjelloruse.

Kompania Mandiant ka përndjekur grupin prej vitit 2017 dhe ka kryer përditësme të vazhdueshme për aktivitetin e tij.

Bashkimi Evropian ka thënë paraprakisht se dyshon për përfshirjen e Rusisë në këtë fushatë.

Mirëpo Mandiant ka thënë se nuk ka përfshirje të drejtpërdrejtë të Rusisë, ndonëse nuk përjashtohet diçka e tillë.

Prokurori i Përgjithshëm i Gjermanisë, në muajin shtator, pati nisur të hetojë sulmet kibernetike që shënjestrojnë politikanë gjermanë dhe Ministria e Jashtme gjermane pati fajësuar Moskën.

Qeveria bjelloruse nuk u është përgjgjur kërkesave për koment, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.

As Ambasada ruse në Uashington nuk i është përgjgjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentur këtë gjë.

Zyrtarët rusë zakonisht kundërshtojnë akuzat për përfshirje në hakime apo aktivitete për dezinformim.

Shënjestrat kryesore të fushatës së dezinformimit kanë qenë vendet anëtare të NATO-s: Polonia, Lituania dhe Letonia.

Ukraina ka qenë po ashtu e përfshirë në sulme, transmeton REL.

Të shënjestruara kanë qenë edhe mediat lokale dhe kundërshtarë të liderit autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, edhe para zgjedhjeve të vitit 2020.

Opozita dhe qeveritë e Perëndimit i konsiderojnë këto zgjedhje si të manipuluara.

Gjetjet e kompanisë Mandiat kanë ardhur teksa Bashkimi Evropian përgatitet për të goditur Bjellorusinë me sanksione të reja për shkak të krizës me migrantë në kufi me Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Perëndimi beson se Lukashenka e ka nxitur me qëllim krizën me migrantë, si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve paraprake të bllokut evropian ndaj udhëheqësisë bjelloruse, prej mbajtjes së zgjedhjeve të kontestueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button