Janë përcaktuar ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore për shërbime shëndetësore më cilësore

Në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, është përcaktuar teksti i propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore me procedurë të shkurtuar, me të cilin janë paraparë më shumë risi për shërbime më cilësore shëndetësore për qytetarët, transmeton Portalb.

Me ndryshimet e parapara, mes tjerash është siguruar mundësi juridike për zgjedhje të mjekut amë në shtëpitë e shëndetit publik në rast kur nuk ka numër të mjaftueshëm të mjekëve të zgjedhur në komunën, si dhe përjashtim se instituti shëndetësor publik – spitali, i cili kryen veprimtari specialiste – konsultative dhe spitalore nga fusha e gjinekologjisë dhe akusherisë dhe pediatrisë, mund të organizohen shërbime shëndetësore në nivel primar në këto veprimtari për pacientët që nuk mund të realizojnë të drejtën e mbrojtjes shëndetësore në nivel primar për shkak të numrit të pamjaftueshëm të ekipeve në zonat e vendeve të banimit.

Me plotësimet e reja të propozuara parashikohet edhe mundësia që specialistët dhe subspecialistët që të vendosin kujdestari në institute tjera shëndetësore, që dallojnë nga institutet shëndetësore ku janë të punësuar, me qëllim qasje më të afërt deri te pacientët dhe nevojat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button