Numri 112 do të fillon në shkurt, Angelov i fton personat nga administrata të aplikojnë për pranues të thirrjeve

Numri i vetëm për aksidente 112 do të funksionojë më 11 shkurt të vitit të ardhshëm, tha drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov. Ky projekt në të cilin  kemi filluar të punojmë në vitin 2008 as këtë vit nuk do të vihet në funksion, por siç tha Angelov po punohet në fillim të vitit të ardhshëm që të jetë në funksion dhe të fillojë më 11.2.2022, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Personat që do të punojnë në sektorin 112 do të përzgjidhen sipas rregullave të rrepta në mënyrë që t’i përgjigjet siç duhet çdo viktime dhe aksident.

“Kemi vendosur rregulla mjaft të rrepta. Të gjithë personat që do të punojnë në sektorin 112 duhet të kalojnë testin e inteligjencës, test të tipareve të karakterit dhe test të gjuhës angleze ose të një gjuhe të huaj. Normalisht do të ketë njerëz që flasin shqip, por duhet të dinë edhe anglisht”, tha Angelov.

Ai u bëri thirrje të gjithë të interesuarve, të punësuarit me arsim të mesëm dhe me kohë të pacaktuar në administratën shtetërore, të cilët njohin rrjedhshëm gjuhën angleze apo një gjuhë tjetër botërore, të aplikojnë në Qendrën për Menaxhimin e Krizave për një vend pune – pranues të thirrjeve në Sektorin E-112.

“Me ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Krizave, me propozim të Qeverisë, Kuvendi i RMV-së votoi rritjen e pagës për pranuesit e ardhshëm të thirrjeve për 35%, 30% për vendin e punës dhe 5% shtesë për shfrytëzim të gjuhës angleze në kryerjen e detyrave”, me çka do të rritet interesimi për të punuar në këto pozita, kurse në të njëjtën kohë do të aplikojë staf cilësor”, shtoi Angelov.

Do të ketë tetë qendra edhe atë ajo kryesore në Shkup, pastaj në Tetovë, Manastir, Shtip, Veles, Ohër, Strumicë dhe më vonë në Kumanovë. Marrësi i thirrjes duhet të udhëheqë viktimën dhe të mirëmbajë kontakt derisa të mbërrijnë ekipet. Marrësi i thirrjes dërgon menjëherë informacionin për aksidentin në polici, Ndihma e shpejtë dhe Njësia e zjarrfikësve. Të gjitha telefonatat do të regjistrohen për të shmangur sjelljen e papërgjegjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button