Alternativa javën e ardhshme do të vendosë për hyrje eventuale në Qeveri

Kryesia qendrore e Alternativës të martën do të vendosë nëse partia do të bëhet pjesë e qeverisë së Zaevit dhe nëse do të përforcojë shumicën qeveritare me katër deputetët e saj, thonë nga partia për Kanal 5, pasi lideri Afrim Gashi ka pranuar ofertën nga kryeministri Zaev të ulen dhe të bisedojnë për një opsion të këtillë. Nuk ka informata kur do të jetë takimi, por në çdo rast, fjalën e fundit do ta kenë organet më të larta partike, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev edhe përkundër dorëheqjes së prolonguar, ende nuk paraqitet në opinion për t’i sqaruar hapat e ardhshëm, por zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe nënkryetar i LSDM-së. Fatmir Bytyqi paralajmëroi se, do të ketë rekonstruim të madh të qeverisë nën udhëheqjen e kryeministrit aktual, e cila do të jetë vetëm fazë kalimtare deri në zgjedhjen e liderit të ri të LSDM-së, më së shpejti në janar.

“Vlerësoj se do të kemi së shpejti qeveri të re Zaev 3, të udhëhequr nga Zaev. Pavarësisht a janë ato dy, tre, pesë apo shtatë ministra që do të ndërrohen. Vlerësoj se Zaev do të mbetet në vendimin e tij personal për tërheqje. Duhet të ketë rekonstruim të qeverisë, pavarësisht nëse do të hyjë parti e re, apo do të mbesë shumica e njëjtë, vlerësoj se duhet të ketë ndryshime të caktuara të kuadrove”, deklaroi Bytyqi.

Në Kuvend edhe numri i deputetëve të forcave opozitare dhe të shumicës është i barabartë 60-60. Pas paraqitjes së parë të Kastriot Rexhepit, ai tha se Besa ende nuk ka vendim formal për lëshim të Qeverisë, sot sekretari gjeneral Arjanit Hoxha, theksoi se vendimet e kryesisë qendrore janë të qartë – partia mbetet në qëndrimin se kjo qeveris duhet të bjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button