KSHPK rekomandon revizion financiar për Agjencinë për Rini dhe Sport të RMV-së

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsioni në seancën e sotme i miratoi rekomandimet që të kryhet revizion financiare i Agjencisë për Rini dhe Sport, por edhe drejtori i Agjencisë të autorizojë zyrtarë të tjerë shtetëror nga të punësuarit, të kryejnë mbikëqyrje inspektuese në federatat nacionale sportive, sepse  momentalisht në agjenci punojnë vetëm dy inspektorë, transmeton Portalb.mk.

Anëtari i KSHPK, Vladimir Georgiev rekomandoi që të kërkohet nga Enti Shtetëror për Revizion të kryejë revizion financiar të Agjencisë për Rini dhe Sport, po edhe revizion i rekomanduar i federatave që kanë marrë shumë më të madhe të mjeteve për përdorimin e vauçerëve, si dhe disa federatave tjera, për të cilat në ndërkohë përderisa kanë vepruar sipas lëndës, kanë marrë ankesa apo denoncime nga klubet sportive rreth vet harxhimit të mjeteve, përkatësisht parregullsi në përdorimin e vauçerëve.

“Rekomandimi i dytë i KSHPK është për Komisionin Qendror të Agjencisë për Rini dhe Sport se me ndryshimin e fundit të ligjit për sport dhe mënyrës së zgjedhjes, pa u theksuar më pas asnjë kriter i cili mund të jetë anëtar i këtij komisioni, çon në dyshim se është e mundur të bëhet edhe politizim gjatë vendimit, sepse në pajtueshmëri me ligjin, tani anëtarët në mënyrë të drejtpërdrejt i propozon Qeveria, ndërsa Agjencia për Rini dhe Sport e formon Komisionin Qendror”, tha Gerogiev.

Propozimi i tretë është që drejtori i agjencisë ta përshkruaj formën dhe përmbajtjen e raporteve për federatat nacionale sportive dhe personat juridik si përdorues të mjeteve për lirimin nga tatimet në të cilat duhet të tregojnë sa mjete kanë marrë nga viti i kaluar, prej kujt dhe për kë janë harxhuar të njëjtat.

Georgiev rekomandon që të ngritët iniciativë që të shqyrtohet vet sistemi i financimit të sportit përmes përdorimit të vauçerëve për shkak të rreziqeve të theksuara dhe dobësive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button