Kasami: Të ndërpriten të gjitha 350 kontratat në vepër, kërkoi raport për të vijuar pastaj me sistemimin e tyre (Video)

Gjatë mandatit të Tetuta Arifit si kryetare e Komunës së Tetovës, në administratën e kësaj të fundit ka 350 të punësuar me kontratë në vepër dhe 340 me punë të rregullt (me vendim). Kryetari i ri i Tetovës, Bilall Kasami ka dhënë urdhër që të gjitha këto kontrata të ndërpriten dhe të rishikohen ku ka pasur keqpërdorime, për të vijuar pastaj me sistemimin e këtyre të njëjtave, shkruan Portalb.mk.

Bilall Kasami, sot prezantoi projektet të cilat parasheh t’i realizojë në 100 ditët e para të qeverisjes me Komunën e Tetovës, mes të cilave parasheh edhe detektimin dhe rishikimin e të gjitha kontratave të kundërligjshme me pasoja financiare për buxhetin e komunës. Aktualisht në Komunën e Tetovës janë të punësuar 350 persona me kontratë në vepër dhe 340 me vendim.

“Vendimi është që të ndërpriten të gjitha kontratat. Të kërkohet raport për realizimin e punëve në bazë të kontratave dhe aty do të kemi një press konferencë të veçantë ku do të informohet se sa kanë qenë ato kontrata, sa është dëmtuar buxheti i komunës dhe për ato mjete ne në bazë ligjore do të kërkojmë edhe kthimin e atyre mjeteve nga gjithë ata që i kanë marrë mjetet e qytetarëve tanë pa të drejtë.” tha Bilall Kasami.

I pyetur për atë se për sa kontrata bëhet fjalë, Kasami tha se janë mbi 350, por ende nuk e kanë numrin total pasi ka shumë kontrata dhe janë në analizë e sipër.

“Raporti që na e kanë dhënë listën nuk është përfundimtar, ka kontrata tjera të cilat nuk janë në atë listë. Ajo listë do të publikohet edhe në ueb-faqe kur do të jetë përfundimtare. Janë mbi 350 kontrata në vepër, kurse të rregullt janë 340.” tha Bilall Kasami.

Kasami shtoi se  për shkak të nivelit të lartë të punëve që kanë ngelë në periudhën paraprake është se komuna ka nevojë për këta të punësuar, por sipas tij situata është problematike pasi duhet që të rregullohen shumë çështje tjera, ndër të cilat duhet të identifikohen hapësirat që janë në pronësi të komunës.

“Është një situatë vërtetë problematike, nga shkaku që për momentin ne kemi probleme edhe me hapësirat për ti sistemuar ata punëtor. Unë kam kërkuar nga administrata që të më siguroj pronën e komunës. Për momentin fatkeqësisht Komuna e Tetovës nuk ka një informatë se cilat janë pronat e komunës. Nuk kemi informatë se ku ka zyra Komuna e Tetovës, edhe në këtë hapësirë ku jemi nuk e kemi të kompletuar dokumentacionin që duhet të ketë një objekt të cilin ne jua kërkojmë qytetarëve, ne nuk e kemi për objektin e komunës.” tha Bilall Kasami.

Ai shtoi se në këtë fazë janë duke analizuar, nga ku ka  kërkuar raport për të gjitha pronat të cilat i ka komuna, kapacitetet të cilat janë, që të mund  und të sistemohen të punësuarit në vende adekuate pune.

“Vlerësimi paraprak për shkak të nivelit të lartë të punëve që kanë ngelë në peridhën paraprake është se ne kemi nevojë për këta të punësuar, por ajo që është me rrëndësi duhet tëi sistemoj në vende adekuate pune, tju gjemë hapësira pune, zyra, mjete me të cilat ata do të mund ti kryejnë punët e përditshme kurse punë ka për të gjithë ata. “ tha Kasami.

Në pyetjen e Portalb.mk se si do të veprohet në rast se ka të puësuar që janë me vendim por nuk janë paraqitur në punë me vite, Kasami u përgjigj kështu:

“Është pak problematike shkaku që nuk kemi hapësirë ku ti sistemojmë. Edhe unë kur kërkoj raport a vijnë apo nuk vijnë në punë ka situata kur ata nuk kanë edhe ku të ulen. Kështu nuk mund të kërkoj strikt a vijnë të gjithë në punë sepse fillimisht duhet të ju siguroj vende ku duhet të ulen, hapësira dhe kushte për të bërë punën në shërbim të qytetarëve.”

Kasami shtoi se të punësuarit nuk kanë faj që nuk ka hapësira, por tha se ka dallim mes atyre me kontratë në vepër dhe atyre me vendim. “Ata me kontrata është çështje tjetër, këto që janë me vendim, kanë sistem vend pune, është faji i komunës dhe unë duhet ta keq atë faj nga vetvetja. Të ju gjej vend pune që tu kërkoj të vijnë në rregull në punë.” tha Bilall Kasami.

Ndryshe, ndër prioritetet e vendosura për 100 ditshin e parë të punës së Kasamit si i pari i Tetovës, ai ka vendosur transmetimin direkt të seancave të këshillit komunal, aksion për pastrimin e qytetit nga mbeturinat, riparimin e kontejnerëve, shtimin e kontejnerëve, mbylljen e të gjitha punimeve të hapura infrastrukturore, largimi i shtyllave të biçikletave, parking zonal pa pagesë përkohësisht, identifikimi I borxhit, rishikimi I planit urbanistik dhe të tjera.

LEXO: Tetovë, këto janë pikat për të cilat Kasami u zotua se do i realizoj brenda 100 ditëve (Video)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button