Ka përfunduar thirrja publikime për ofertat për hekurudhën Kumanovë – Kriva Pallankë, ndërtimi do të fillojë deri në mars 2022

Deri ditën e djeshme u dorëzuar ofertat nga kompanitë ndërtimore të interesuara dhe konzorciumet për ndërtimin e dy fazave të para të hekurudhës drejt Bullgarisë. Procedura ka përfunduar me sukses nga ana e Ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e RMV, ndërsa në periudhën vijuese do të ketë evaluim të ofertave të pranuara dhe zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm, informuan nga Qeveria e RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Projekti përfshin ndërtimin e 64,8 kilometrave nga linja hekurudhore nga Kumanova në Beljakovce (faza 1) dhe nga Beljakovce deri në Kriva Pallankë (faza 2) nga Korridori 8. Tash më ka përfunduar procedura për zgjedhje të kompanisë – inxhinier mbikëqyrës për ndërtimin e hekurudhës.

Nga Qeveria informuan se, me këto aktivitete janë krijuar kushte për fillimin e punëve ndërtimore në kuartalin e parë nga viti i ardhshëm.

“Mjetet për gjithë këtë projekt janë në dispozicion dhe janë siguruar përmes kredisë nga ana e Bankës Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim dhe grant investues të miratuar përmes instrumentit Fond Investues për Ballkanin Perëndimor të BE-së”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Ndryshe, Komisioni Evropian në raportin më të ri për përparimin e reformave të vendit për vitin 2021, ka kërkuar që urgjentisht të përmirësohet implementimi i punëve në Korridorin hekurudhor 8.

“Përpjekje shtesë dhe urgjente janë të domosdoshme që të përshpejtohet përparimi në të gjitha fazat e korridorit hekurudhor dhe seksionet prioritare tjera të rrjetit, si në pjesën e hekurudhës, ashtu edhe në pjesën e rrugëve”, theksohen në raportin e KE-së.

Ndërkaq, tenderi për zgjedhje të kontraktuesit për dy fazat e para të hekurudhës mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës ishte shpallur kah mesi i muajit janar të vitit 2021. Thirrja publike për zgjedhje të kontraktuesit të hekurudhës Kriva Pallankë vjen pasi vitin e kaluar, kompania gjermane “Vibe” në mënyrë të njëanshme ndërpreu kontratën për ndërtimin e fazës së parë Kumanovë – Belakovcë, pas çka Qeveria vendosi që të anulojë shpalljen edhe për gjetjen e kontraktuesit për fazën e dytë.

Ndërtimi i linjës hekurudhore mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës do të zgjasë 24 muaj. Njëkohësisht, për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, mes Kriva Pallankës dhe vendkalimit kufitar Deve Bair do të ndahen 330 milionë euro, përderisa hekurudha e projektuar prej 24 kilometrave është paraparë të ndërtohet në periudhën kohore prej 36 muajve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button