Objekte të reja të ndërtuara, parkingjet në baltë: Në Komunën e Aerodromit është vozitur “Trofeu Kamel 2021” (VIDEO)

Qendra për arte bashkëkohore – Shkup ka përgatitur video dokumentar satirik “Trofeu Kamel Aerodrom 2021”. Xhipi i bardhë “Lada” ka kaluar me sukses rrugicën nëpër parkingjet dhe hapësirat e tjera publike në lagjen e Shkupit Aerodrom, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

“Video dokumentari satirik “Trofeu Kamel Aerodrom 2021” është prodhuar me dëshirë që t’u ndihmohet disa mijëra banorëve nga Komuna e Aerodromit të cilët më shumë se 4 vite shkelin çdo ditë pluhur apo dhe baltë që të arrijnë në shtëpitë e tyre në pjesë të caktuara të Aerodromit, posaçërisht rreth rrugëve Vladimir Komarov, Rudi Çajavec dhe bulevardi ASNOM”, thonë nga Qendra për Arte Bashkëkohore – Shkup.

Ata nuk hynë në cilësinë e PDU dhe hapësirës publike në Aerodrom, por investitorët kanë paguar me rregull shërbime komunale të cilat përbëjnë edhe nga disa qindra mijëra euro për rregullimin e infrastrukturës bazike. Përkundër kësaj, Komuna e Aerodromit edhe pas më shumë se katër viteve nuk ka rregulluar rrugicat, korsitë qasëse dhe hapësirat e parkingut, edhe pse ajo paraqet obligim të saj për të cilin qytetarët kanë paguar edhe përmes shërbimeve komunale edhe përmes tatimeve të tyre.

“Shpresoj se në këtë mënyrë përmes kësaj video satirike do të arrijmë deri te kompetentët dhe në këtë mënyrë të pazakontë do t’i prezantojmë problemet e qytetarëve dhe do t’i detyrojmë kompetentët të reagojnë dhe t’i zgjidhin këto probleme. Sinqerisht, shpresoj se Kamel trofi 2022 do të mbahet në ndonjë vend tjetër dhe 4×4 poligonet në Aerodrom do të zëvendësohen me zona urbane të përmirësuara”, sqarojnë nga Qendra për Arte Bashkëkohore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button