Historia nuk duhet të shkatërrojë fqinjësinë e mirë dhe të jetë kriteri i vetëm për pranim në BE, vlerëson Petkov

Bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, Kiril Petkov, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari dhe është kandidati më serioz për kryeministër të ardhshëm, komentoi marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, duke thënë se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriteri – historisë, njofton 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Petkov e përsëriti se për zgjidhjen e çështjes është e nevojshme të krijohen grupe të duhura punuese në të cilat përveç historianëve do të hyjnë edhe njerëz të biznesit, kulturës dhe infrastrukturës.

Ai vuri theksoi se mund të fitohet shumë.

“Nëse nuk dilni me ekipe që i njohin avantazhet dhe pikat problematike, nuk ka asnjë mënyrë për të arritur zgjidhje përfundimtare”, tha Petkov, duke shprehur besimin se nuk do të ketë problem me partnerët e koalicionit për çështjen e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, opsioni më i keq do të ishte që tema e Maqedonisë të përdoret për slogane dhe qëllime politike.

“Asgjë në këtë jetë nuk bëhet me slogane, por me punë, e për këtë nevojitet ekip”, ka thëne ai.

Lidhur me pohimet në media se Bullgaria është nën presion të madh nga SHBA për këtë çështje, Petkov thotë se nuk ka njeri në planet që do të marrë telefonin dhe do të thotë bëjeni atë që ju thashë.

“E vetmja mënyrë që dikush të na detyrojë të bëjmë diçka është të na bindë se është më e drejta për Bullgarinë. Në asnjë mënyrë tjetër nuk mund të ndikojnë”, vlerëson Petkov.

Kirill Petkov nga 12 maji deri më 16 shtator të këtij viti ishte ministër i ekonomisë në qeverinë e Stefan Janevit. Pas lëshimit të qeverisë me kolegun e tij Asen Vasilev, i cili ishte ministër i Financave, ai formoi koalicionin politik “Ndryshimet vazhdojnë”. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme, ata do të kenë më shumë vende në parlamentin e ri bullgar.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button