Disa studentë holandez ndërtuan një furgon që lëvizë me energji diellore (VIDEO)

22 studentë holandez kanë realizuar një udhëtim rrugor prej 1,800 miljesh të mundësuar vetëm nga dielli, në një përpjekje për të treguar se këto automjete mund t’ju lejojnë të udhëtoni nëpër botë pa dëmtuar mjedisin, shkruan Good News Network.

Të regjistruar në Universitetin e Teknologjisë në Eindhoven në Holandë, studentët thonë se furgoni i tyre, i quajtur Stella Vita, është shtëpia e parë e lëvizshme me energji diellore në botë.

Me çatinë e panelit diellor dhe krahët që palosen me panele shtesë kur parkohen, ekipi ka dyfishuar sipërfaqen diellore në 17.5 metra katrorë, e cila gjeneron energji të mjaftueshme për të jetuar dhe për të vozitur.

Në një ditë me diell, Stella Vita, e cila është e ligjshme në rrugë dhe ka targa, mund të udhëtojë deri në 453 milje (730 km) brenda 24 orëve dhe të arrijë një shpejtësi prej 75 miljesh në orë.

Me një çati që ngrihet kur është e palëvizshme, mund të qëndroni brenda gjatë gatimit.

E krijuar për dy persona, ajo ka një kuzhinë me frigorifer, krevat, dush dhe tualet.

This slideshow requires JavaScript.

Automjeti gjeneron energji të mjaftueshme diellore për të vozitur, për të bërë dush, për të parë TV, për të karikuar laptopin dhe për të bërë kafe, thotë ekipi.

Brenda një viti studentët patën sukses në projektimin dhe ndërtimin e shtëpisë së lëvizshme dhe muajin e kaluar përfunduan udhëtimin e tyre demonstrues rrugor nga Eindhoven në skajin jugor të Spanjës.

Drejtuesit dhe pasagjerët mund të gjurmojnë gjithashtu sasinë e energjisë së përdorur dhe sa ka mbetur. Raportet e lajmeve thonë se ka një bateri 60 kilovat-orëshe që e lejon atë të udhëtojë 373 milje gjatë natës.

“Në një ditë me re, automjeti mund të prodhojë 60-70% të energjisë. Nëse nuk ka diell fare, ju keni ende një makinë elektrike efikase, normale që mund ta karikoni nga një portë karikimi.” tha për The Guardian koordinatori i ekipit Dr. Carlo van der Weijer.

Ky nuk është automjeti i parë diellor i bërë nga ekipi i studentëve dhe fakulteteve të Universitetit që punojnë me emrin Solar Team Eindhoven. Ata në vitin 2012 lançuan automjetin e tyre të parë. Në vitin e tyre të parë, ata filluan ndërtimin e një makine familjare me energji diellore të quajtur Stella.

Që atëherë, ka pasur edhe 3 automjete të tjera përpara këtij furgoni që shfaqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button