Antikorrupsioni kërkon rishqyrtimin e aktgjykimeve shumë të lehta për aksidente të rënda trafiku, veçanërisht atë të Kiçeecit

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim, Biljana Ivanovska, e hapi seancën e sotme me kërkesë të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Të rishqyrtohen veprimet prokurori-gjyqësor në rastet kur gjykohet për shkaktimin e aksidenteve rrugore me pasoja të rënda dhe viktima. Anëtarët e KSHPK-së paralajmërojnë se janë pikërisht dënimet e ulëta që marrin personat që shkaktojnë aksidente trafiku që ngrenë dyshime për korrupsion, transmeton Portalb.mk

Si shembull të fundit dhe më karakteristik e theksuan dënimin prej gjashtë muajsh për Zoran Milevski Kiçeec, i cili derisa ishte jashtë burgut për një vepër tjetër, shkaktoi aksident automobilistik në të cilin humbi jetën një 32-vjeçar.

Zoran Mileski – Kiçeec, më 4 shtator ilegalisht me Mercedesin e tij doli nga korsia e tij në autostradën Gostivar – Kërçovë, në vijë të plotë dhe duke tejkaluar, është përplasur me një veturë që lëvizte në drejtim të kundërt, gjatë së cilës ndërroi jetë një person nga vetura që kishte përplasur Kiçeec.

I akuzuari e ka pranuar fajin, ka kërkuar me marrëveshje dënim me kusht, mori 6 muaj burg për parakalim të linjës së plotë në të cilën përveç 32-vjeçarit të vdekur, ka pasur edhe shtatë të plagosur.

Aktgjykimin e shkallës së parë e ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gostivar, me propozimin e prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar.

Aksidenti ka ndodhur në Strazhë, në kohën kur Mileskit i ishte ndërprerë përkohësisht dënimi për mjekim. Se si një person i sëmurë ka drejtuar veturën nëpër rrugët e Maqedonisë autoriteteve të gjykatës dhe burgut nuk u interesonte.

Me në “Mercedes” ishin edhe dy shtetas serbë. Edhe ata mbetën të plagosur në aksident.

Mileski po vuan dënimin me tre vjet burg pasi paraprakisht e kishte pranuar fajin për rastin “Reket”, por nuk ndodhet në burg të rreptë, por në repartin e hapur të Burgut të Strugës. Për aksidentin menjëherë gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit, por shpejt doli nga paraburgimi dhe u kthye në burgun e Strugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button