Nëse Arsovska fut transportin falas me autobus, le të na paguajë kreditë për vetura pasi do të na lërë pa punë, thonë taksi-transportuesit

Auto-taksi transportuesit thonë se transporti falas me autobus i premtuar nga kryetarja Danela Arsovska do t’i lërë pa punë. Thonë se 2700 taksistë dhe plus njëqind dispeçere e dispeçerë janë të prekur nga projekti me të cilin qytetarët në autobusët e NQP “Shkup” dhe transportuesit privatë do të mund të lëvizin falas, transmeton Portalb.mk.

“Kush do të udhëtojë me taksi nëse autobusët janë falas? Me këtë projekt të paralajmëruar nga kryetarja Arsovska, biznesi i taksive do të shkatërrohet plotësisht. Ne kemi blerë automjete të reja dhe tani si do t’i shlyejmë kreditë. Nëse futet transporti falas me autobus, ne do të kërkojmë të na paguhen kreditë. Do të bllokojmë selinë e Qytetit të Shkupit dhe do të protestojmë”, tha Abdullah Rushiti, kryetar i Shoqatës së transportuesve të autotaksisë.

Në fushatën e saj zgjedhore, Arsovska premtoi futjen e transportit falas me autobus dhe blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjik. Akoma nuk ka shpjeguar se si do ta realizojë këtë premtim dhe as sa para do të duhet të ndahen nga buxheti i qytetit për mbulimin e shpenzimeve, duke qenë se NTP “Shkup” prej vitesh funksionon me humbje.

“Unë atë që e thash do ta realizoj, por nuk mundem brenda dy ditësh. Njerëzit planifikojnë të lëvizin në Mars dhe të udhëtojnë në Hënë, gjithçka është e mundur, kështu që është e mundur të kemi transport falas me autobus. NQP “Shkup” nuk i ka të vetmet të hyra nga shitja e biletave, kanë edhe të hyra tjera. Jam dakord që kompania ka 30 vjet që funksionon me humbje dhe prandaj e përsëris vazhdimisht se duhet një menaxhim i mirë. Duhet të kontrollohen tenderët për blerjen e derivateve me çmime të larta”, shtoi Arsovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button