Shkencëtarët pohojnë: Efektet anësore afatgjata të vaksinës janë të pamundura

Debatet për vaksinimin kundër COVID-19 janë ende duke vazhduar, sidomos pas qëndrimeve të shprehura publikisht të personazheve të famshëm se nuk janë të vaksinuar dhe janë në dilemë për marrjen e vaksinës, sepse nuk ka studime për pasojat e mundshme afatgjata nga imunizimi. Frika nga efektet anësore afatgjata të vaksinave kundër COVID-19 është debatuar edhe në rrjetet sociale. Efektet anësore dhe reaksionet alergjike menjëherë pas marrjes së vaksinës janë jashtëzakonisht të rralla, siç janë tromboza ose miokarditi brenda disa javësh nga vaksinimi, shkruan Panacea

Por çfarë ndodh me pasojat e mundshme që mund të shfaqen më vonë?

Cilat janë ndryshimet midis reaksionit të vaksinës, efekteve anësore dhe pasojave afatgjata?

Reagimet e vaksinimit zakonisht ndodhin menjëherë pas marrjes së vaksinës dhe mund të zgjasin deri në disa ditë. Me vaksinën kundër COVID-19 ka dhimbje në vendin e injektimit në dorë, dhimbje koke dhe temperaturë. Këto reagime në trup tregojnë se sistemi imunitar po lufton vaksinën.

Efektet anësore janë reagime më të forta ndaj vaksinës. Ato janë “reagim negativ i trupit ndaj vaksinës që ndodh me një reagim normal ndaj vaksinës”, tha Christine Falk, presidente e Shoqatës gjermane të imunologjisë dhe profesoreshë në Institutin e Imunologjisë së Transplantit në Hanover.

Ato janë më serioze se reagimet e zakonshme ndaj vaksinës dhe në rastin më të keq mund të çojnë në dëmtime që kanë pasoja afatgjata për shëndetin. Efektet anësore shumë të rralla si tromboza ose miokarditi janë raportuar tashmë në vaksinat e COVID-19.

“Pasojat afatgjata” nuk mund të ndahen nga efektet anësore të vaksinimit. Imunologu Carsten Vacl shpjegon se këto janë efekte anësore që ndodhin pas një kohe. Për shembull, nëse efekti anësor ndodh vetëm tek një në një milion njerëz, kjo lidhje është e dukshme vetëm pasi disa milionë njerëz janë vaksinuar.

Avantazhi i vaksinave COVID-19 është se mbi 6.8 milionë doza janë injektuar në mbarë botën deri më sot – kështu që efektet anësore të rralla mund të shihen shpejt.
“Duke pasur parasysh se kaq shumë njerëz tashmë janë vaksinuar dhe shumë e kanë marrë vaksinën shumë muaj më parë, tani e dimë me siguri se cilat efekte anësore janë të mundshme,” thekson imunologu Reinhold Forster.

Cilat janë rastet e trombozës pas vaksinimit me AstraZeneka?

Ky është një efekt anësor i rrallë që imunologët e zbuluan vetëm pasi u prezantua vaksina AstraZeneka, thotë Forster. Kjo përfshin disa raste të rënda të mpiksjes së gjakut në vende të pazakonta (për shembull në tru, si tromboza e venave të sinusit).

“Studimet e miratimit të vaksinës mund të tregojnë reagime më të shpeshta ndaj vaksinës, por për fat të keq jo ato të rralla për shkak të numrit relativisht të vogël të rasteve”, shpjegon imunologu Falk. Prandaj, ky efekt anësor vërehet vetëm pas lëshimit të miratimit për përdorimin e AstraZeneka.

Sipas autoriteteve shëndetësore australiane, tromboza shfaqet në vetëm katër deri në gjashtë nga një milion njerëz të vaksinuar me këtë vaksinë.

Sipas të dhënave nga Zyra federale gjermane për higjienën, shumica e rasteve të trombozës zakonisht ndodhin dy deri në tre javë pas vaksinimit, kryesisht te personat nën 60 vjeç. Nëse efekti anësor zbulohet mjaft herët, mund të trajtohet.

Sa kohë duhet që vaksina të shpërbëhet në organizëm?

Ekzistojnë dy lloje vaksinash të miratuara në BE: vaksinat mRNA dhe vaksinat klasike vektoriale.

“Duhen ditë ose javë që vaksinat të shpërbëhen plotësisht dhe të mos jenë më të pranishme në trupin tonë”, shpjegon Falk. Forster shtoi se “nuk ka indikacione që mund të ndodhin reagime të mëvonshme”. Sepse, pas disa javësh në trup, mund të thuhet se nuk ka asnjë gjurmë të vaksinës.

Çfarë efektesh anësore janë raportuar me vaksinat kundër COVID-19?

Efektet anësore të njohura dhe shumë të rralla të vaksinës COVID-19, të cilat Instituti Paul Ehrlich i citon në raport, janë miokarditi – inflamacion i muskulit të zemrës dhe perikardit – inflamacion i mukozës së zemrës. Janë raportuar gjithashtu edhe reaksione anafilaktike, tromboza e venave të sinusit, sindroma Guillain-Barré dhe trombocitopeni.

Të gjitha këto efekte anësore janë aq të rralla sa rreziku i infeksionit dhe sëmundjes së rëndë të koronavirusit është shumë herë më i madh se rreziku i efekteve anësore.

Imunologët kryesorë në Gjermani në përgjithësi përjashtojnë mundësinë e kontraktimit të sëmundjes disa vite pas vaksinimit kundër COVID-19. Trupi i përgjigjet vaksinës menjëherë ose disa javë më vonë – dhe më pas mund të zhvillojë reaksione ose efekte anësore të mundshme.

Sipas imunologëve, efektet anësore afatgjata, të cilat, siç druhen skeptikët, shfaqen vite pas vaksinimit të parë, nuk janë të mundshme, por nuk njihen edhe tek vaksinat tjera. Për shkak se trupi e zbërthen vaksinën shpejt, ajo nuk mund të shkaktojë asnjë efekt anësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button