Kryesia e PD miratoi mbajtjen e Kuvendit më 18 Dhjetor, ndërsa Berisha deklaroi për 11 Dhjetor

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar propozimin e Lulzim Bashës që të mbahet më 18 Dhjetor Kuvendi Kombëtar. Klan raporton se propozimi u miratua pas një mbledhje që zgjati më shumë se 4 orë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në një konferencë se mbledhja e Kryesisë së PD është “fake” pasi është emëruar nga Lulzim Basha, ose siç e quan Berisha “peng-kryetari”.

Deklaratat e Berishës u kryen pas propozimit të Bashës që mbledhja e Kuvendit Kombëtar të thirret me 18 Dhjetor dhe jo më 11 Dhjetor siç ka paralajmëruar lideri historik i PD.

Berisha garantoi firmëtarët “se nuk do të ketë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se Kuvendi i PD do të mblidhet datën e shpallur prej tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button