Të rrezikosh jetën për t’u shkolluar (FOTO)

Disa fëmijë në një provincë rurale të Kinës rrezikojnë jetën dy herë në mënyrë të përditshme, në rrugën e vajtjes dhe të kthimit nga një shkollë.

Fshati i tyre, i ndodhur në një fushëgropë në vargun e maleve Badagong, në provincën e Sangzhisë, është një prej vendeve më të izoluar të botës.

E vetmja mënyrë për t’u larguar nga fshati i tyre është ajo e ngjitjes nëpër disa shkallë, që nga një faqe mali lartësohen në pothuajse 100 metra lartësi.

.

Fëmijë që nga mosha 5-vjeçare janë të detyruar të ndjekin këtë rrugë, në mënyrë që të kenë mundësi të arsimohen, në shkollën e ndodhur mbi këtë të tatëpjetë.

.
.
.

Ngjitja dhe zbritja e shkallëve, bëhet në mënyrë të përditshme nga fëmijët e fshatit, pa marrë asnjë masë mbrojtëse paraprake.

.
.

Lajme të ngjashme

Back to top button