Çdo 25 sekonda një person e humb jetën nga një aksident trafiku nëpër botë, alarmojnë nga Policia

Në Ditën Botërore për përkujtimin e viktimave nga aksidentet e trafikut, Ministria e Punëve të Brendshme përkujtoi që në vendin tonë është shënuar ulje e numrit të viktimave nga aksidentet e trafikut për 55 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Viti 2020 ishte viti më i sigurt sipas numrit të viktimave në trafik, por dhjetë muajt e parë të vitit 2021 po dëshmojnë se ky vit do të jetë viti me numër edhe më të vogël të viktimave në rrugë”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, duke theksuar që çdo 25 sekonda në botë vdes një person nga aksidenti i trafikut.

Policia sqaroi që në tetor të këtij viti ka pasur pesë viktima në aksidente trafiku, kurse në tetor të vitit të kaluar ka pasur 11 viktima; ndërkohë sqarojnë që vetëm dje janë dënuar 663 shoferë për parregullsi gjatë qarkullimit në trafik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button