Muajin e kaluar është rritur çmimi dhe sasia e shitblerjes së produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit tetor është regjistruar rritje e çmimit të produkteve në bujqësi, megjithatë është shënuar edhe rritje e shitblerjes së këtyre produkteve, në përjashtim të disa llojeve, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit tetor të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek imputi është rritur për 14.9 %, ndërsa tek autputi rritja është për 3.6 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që rritje më e madhe është theksuar te prodhimet bimore në krahasim me ato shtazore.

Enti raportoi që në tremujorin e dytë të vitit 2021 shitblerja e prodhimeve bujqësore është 4 978 219 000 denarë, që domethënë është rritur për 0.7 % krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak. Rritje është vërejtur tek drithërat, blegtoria, shpendët, vezët dhe produktet e tjera bujqësore, kurse ulje te të tjerat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button