Pjesa e parë e autostradës Shkup – Bllacë do të jetë gati deri në qershor të vitit të ardhshëm

Shpronësimi për fazën e parë të ndërtimit të autostradës nga Shkupi në Bllacë është përfunduar plotësisht dhe sipas dinamikës së punës, kjo pjesë e autostradës pritet të përfundojë deri në mesin e vitit, ndërsa do të shpallet tender për fazën e dytë, tha Blagoj Boçvarski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, transmeton Portalb.mk.

Siç theksoi, kanë përfunduar 48 përqind e punimeve për këtë pjesë, që është me vlerë të projektuar prej 14,2 milionë euro.

“Si Qeveri veç më kemi treguar në terren se jemi fuqishëm të fokusuar në modernizimin e korridoreve evropiane, në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe në lidhjen rajonale për shkak të mbajtjes së relacioneve ekonomike të fqinjëve”, tha Boçvarski.

Autostrada Shkup – Prishtinë

Ai paralajmëroi se për pjesën e dytë për pjesën e dytë, prej fshatit Bllacë deri në Stenkovec, e cila është në gjatësi prej rreth 10,5 kilometra, deri në fund të këtij muaji do të përpunohet projekti dhe do të jepet për revidim.

Faza e dytë do të financohet me huamarrje nga BERZH dhe grant investues Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor. Do të jetë në vlerë prej 100 milionë deri në 120 milionë euro, ndërsa siç theksoi ministri nevojitet kohë për projektim edhe për shpronësim.

“Pritjet janë që faza e parë e ndërtimit të përfundojë në mesin e vitit të ardhshëm dhe të shpallet tenderi për ndërtimin e seksionit të dytë, me çka do të vazhdohet kjo vazhdimësi deri në hyrje të Shkupit, me çka do të jemi të kënaqur me dinamikën nëse në mesin e vitit të ardhshëm do të shpallim tenderin, kemi zgjedhur kontraktues gjatë vitit 2022 edhe për pjesën e dytë për ndërtimin e kësaj autostrade”, tha Boçvarski.

Autostrada Shkup – Prishtinë

Ndërkohë, drejtori i NP Rrugët shtetëror, Ejup Rrustemi, potencoi se autostrada Shkup – Bllacë është projekt i rëndësishëm për ndërlidhjen e shtetit tonë me Kosovën, i cili është partneri ynë tregtar, por edhe me vendet e tjera të rajonit.

“Derisa kushtet e motit lejojnë do të punojmë intenzivisht. Përkrah asfaltimit kryhen edhe punë gjeodezike siç janë shënimi apo regjistrimi i trasesë së pjesëve ku kryhen punimet, përkatësisht ku bëhet gërmimi, ndërsa në trasenë kryesore bëhet përforcimi dhe betonizimi i kanaleve të betonit, mbrojtje me shtresë betoni. hidroizolimi i pllakës së sipërme”, informoi Rustemi.

Portalb.mk ka shkruar për nevojën e përshpejtimit të procedurës për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, duke pasur parasysh faktin se Kosova tashmë ka përfunduar pjesën e saj të punës, ndërsa kilometrat e mbetura nga pika kufitare “Bllacë” deri në Shkup aktualisht zhvillohen vetëm në një korsi për secilin drejtim. Rruga është plot gropa dhe nuk është e rrafsh, megjithëse në të ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve.

Kosova është partneri ynë tregtar në të cilin ne eksportojmë më shumë sesa importojmë mallra në vit, ndërsa shumë banorë të këtij vendi shpesh vijnë për të blerje dhe për shërbime të tjera dhe lënë mjete të konsiderueshme financiare në vendin tonë. Përveç përfitimit ekonomik, autostrada përmes Kosovës aktualisht është lidhja më e shpejtë rrugore me portet e Tivarit dhe Durrësit për kryeqytetin e Maqedonisë dhe pjesët veriore të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button