Dhunë në familje: Kërcënoi me dy thika se do ta vriste bashkëshorten 15 vjet më të re

Një 73-vjeçar nga Velesi të shtunën mbrëma ka kërcënuar se do të vrasë me dy thika gruan e tij 15 vjet më të re pasi ajo ka shkuar për të takuar nipin e saj të sëmurë. Familja e djalit banonte një kat sipër tyre, pra në katin e dytë të shtëpisë së familjes, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria Themelore Publike në Veles ka filluar hetimet kundër të dyshuarit nga Velesi dhe për të ka kërkuar 30 ditë paraburgim. Gjyqtari hetues ka caktuar masën e paraburgimit, për shkak të dhunës në familje dhe rrezikut që i dyshuari të arrijë qëllimin e tij.

Sipas Prokurorisë, të shtunën rreth orës 19.45, i dyshuari ka tentuar të vrasë gruan e tij (58). Fillimisht ka nisur të debatojë, e më pas nga poshtë jastëkut të krevatit ku fle, ka nxjerrë dy thika të mëdha me tehe 17 cm dhe 19 cm. Duke mbajtur thikat në të dyja duart, ai i ka përshkuar në kokë viktimës duke e kërcënuar se do ta vriste. Viktima ka filluar ta thërrasë djalin e saj, pas së cilës ai ka ardhur, ka goditur të dyshuarin dhe ka arritur t’ia marrë thikat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button