Propozim-buxheti hyri në Kuvend, në shqyrtimin e tij do të marrë pjesë edhe VMRO-DPMNE

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar rreth 220 amendamente dhe do të marrë pjesë në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet, në të cilin sot filloi shqyrtimi i Projektbuxhetit për vitin 2022. Ata do të marrin pjesë edhe në seancën plenare në të cilën do të miratohet buxheti, tha sot në konferencë për media deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanoski, transmeton Portalb.mk.

Amendamentet kanë të bëjnë me energjinë, arsimin, shëndetësinë, mjedisin jetësor, tha Stojanoski. Ai theksoi se kanë dorëzuar pesë amendamente që përfshinë grupet e rrezikuara të qytetarëve, ekonominë dhe subjektet ekonomike.

Në vitin 2022, rritja ekonomike e vendit pritet të përshpejtohet në 4.6 për qind, investimet bruto të rriten me 8.5 për qind në bazë reale dhe të jenë një faktor i rëndësishëm për rritjen, përderisa konsumi pritet të rritet me 3.1 për qind, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi para Komisionit Parlamentar për Financa dhe Buxhet.

Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në 272,4 miliardë denarë ose 35,2 për qind të BPV-së, ndërsa të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në 238,9 miliardë denarë ose 30,9 për qind të BPV-së, me deficit të parashikuar në 33,5 miliardë denarë ose 4,3 për qind të BPV-së, që, siç thekson Besimi, do të përdoret vetëm për të mbështetur një pjesë të konsiderueshme të investimeve kapitale në vlerë prej 37,8 miliardë denarë, ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga të hyrat vetanake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button