RMV, derivatete naftës me çmime të reja nga mesnata

Çmimi i benzinës nga sonte në mesnatë do të ulet për 1,5 denarë, ndërsa dizeli do të rritet për gjysmë denari për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me vendimin bëhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 0.28 për qind, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 do të ulen për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,407 denarë/kg dhe tani do të jetë 41,852 den/kg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button