Kandidati më serioz për kryeministër në Bullgari Kiril Petkov paralajmëron qasje të re ndaj Maqedonisë së Veriut

“Vazhdojmë me ndryshimet”, ” Bullgaria demokratike, Partia socialiste bullgare dhe ” Ka një popull të tillë e Sllavi Trifonov, me shumë gjasa, do të përbëjnë qeverinë e re bullgare. Liderët e të gjitha këtyre partive shprehën gatishmëri që menjëherë të fillojnë negociatat për formimin e sa më të shpejtë të qeverisë politike, e cila do të zëvendësojë kabinetin teknik të Stefan Janev, të propozuar nga kreu i shtetit Rumen Radev. Njëri nga dy liderët e koalicionit fitues “Vazhdojmë me ndryshimet”, Kiril Petkov, është kandidati më serioz për kryeministër të ardhshëm. Ai mori mbështetje nga anëtarët e partisë për të filluar komunikimin me partnerët e mundshëm të qeverisë, transmeton Portalb.mk.

deklaratën e tij të parë që kur u njoftua se do të marrë përgjegjësinë për përcaktimin e qëllimeve të përbashkëta programore dhe strukturës së kadrovike të qeverisë së ardhshme bullgare, Kirill Petkov foli edhe për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, duke paralajmëruar një qasje krejtësisht të re në të cilën do të dominojë ekonomia e jo politika.

I pyetur nëse Bullgaria do të heqë veton më 14 dhjetor, Petkov nuk deshi të japë përgjigje konkrete, por tha se duhet bërë “proces pune” dhe se pa të nuk mund të diskutohet rezultati përfundimtar. Sipas Petkov, ky do të jetë prioriteti më i madh dhe i parë i diplomacisë bullgare.

“Duhet të fillojë sa më shpejt, të mos humbet kohë, por nuk mund të themi kjo datë ose ajo datë, pa parë se si po shkon ai proces, çfarë suksesi ka. Por duam të fillojmë me fqinjësi të mirë dhe vullnet të mirë dhe shpresojmë se me një mënyrë shumë konstruktive të zhvillimit të atyre negociatave do të arrijmë rezultate shumë më të mira se ato që kemi pasur mundësinë të shohim deri më tani”, tha Petkov për BNT.

Kirill Petkov nga 12 maji deri më 16 shtator të këtij viti ishte ministër i ekonomisë në qeverinë e Stefan Janevit. Pas lëshimit të qeverisë me kolegun e tij Asen Vasilev, i cili ishte ministër i Financave, ai formoi koalicionin politik “Ndryshimet vazhdojnë”. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme, ata do të kenë më shumë vende në parlamentin e ri bullgar.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button