RMV, prej sot për të hyrë në lokale nevojitet certifikatë vaksinimi me dy doza

Ministria e Shëndetësisë (MSh) njoftoi se duke filluar nga sot, 15 nëntor 2021, për të hyrë në ambiente duhet çertifikatë apo vërtetim për vaksinim kundër Covid-19 me dy doza vaksine apo vërtetim që e keni kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit, duke e llogaritur nga dita e shërimit, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që qytetarët të respektojnë masat dhe të jenë të përgjegjshëm.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar që ta bëjnë këtë sa më shpejt. Vetëm me imunitet kolektiv mund ta mposhtim virusin”, thanë nga MSh.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dje informoi se në 24 orët e fundit, u regjistruan 285 raste të reja me Covid-19, 5 të tjerë ndërruan jetë, ndërkaq 328 të tjerë u shëruan. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me Covid-19 nga Moj Termin, janë raportuar tre persona të vdekur me datë vdekje nga 22 tetor deri më 26 tetor, nga të cilët një person ka ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2 në spital. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 209.277, numri i të shëruarve është 193.400, numri i të vdekurve është 7.328 dhe numri i rasteve aktive është 8.549.

Për informata më të detajuara për situatën me Covid-19 , klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button