Tre të vdekur nga zjarri në repartin e Covidit në Bullgari

Një zjarr në repartin e Covid-it të një spitali të përgjithshëm në qytetin bullgar Sliven ka vrarë tre persona, njofton 360 shkallë.

Zjarri ka rënë në një dhomë në katin e katërt të spitalit. Sipas mediave vendase, sinjali i zjarrit ka mbërritur rreth orës 2:40 të natës së kaluar, pas së cilës në spital janë dërguar dy zjarrfikës dhe ndërkohë zjarri është përhapur në të gjithë katin.

Pas fikjes së zjarrit, dy persona janë gjetur të vdekur në vend, ndërsa i treti është transportuar me ambulancë në Plovdiv, ku më pas ka ndërruar jetë.

Sipas mediave bullgare, të vdekurit janë meshkuj të moshës 66, 70 dhe 81 vjeç.

Gjashtë pacientë u evakuuan nga dy dhoma ngjitur në repart.

Nova bg sipas vlerësimeve fillestare bën e ditur se zjarri është shkaktuar ndoshta nga një cigare e ndezur, pra se shkak nuk kanë qenë instalimet e furnizimit me oksigjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button