Dhjetori definon të ardhmen e Ballkanit dhe të BE-së

Dhjetori po afrohet, kurse hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet ende e paqartë. Kryeministri i Holandës e vizitoi Shkupin për të inkurajuar qeverinë në bisedimet me Bullgarinë dhe reformat. ShBA gjithashtu ka ushtruar presion mbi shtetet anëtare të BE-së që të caktohet një datë për Shkupin dhe Tiranën. Ka mbetur që dhjetori të definojë jo vetëm zgjerimin e BE-së në Ballkan por edhe të ardhmen e unionit.

Shpërbërja e mundshme e Bosnjës dhe Hercegovinës ku ekstremistët politikë të Bosnjës Serbe synojnë bashkimin me Serbinë, do të jetë një goditje tjetër për BE-në dhe ShBA-në.

Ka dy rrugë që mund të parandalojnë ndarjen e Bosnjës dhe njëkohësisht Perëndimi të vetëdijësohet. E para, është procesi i shpejtë i anëtarësimit në BE dhe e dyta, vendosja e sanksioneve ndërkombëtare për politikanët radikalë si në Bosnjë dhe në Serbi.

Për të parën, Evropa nuk është e edhe aq e përgatitur dhe me siguri se deri në 2022 nuk do të ketë hapje të shpejtë drejt Ballkanit Perëndimor. E dyta është pak më e lehtë për vendosjen e sanksioneve ndaj liderëve që tentojnë të destabilizojnë rajonin.

E dyta mund të marrë formë më shpejt nga qeveria amerikane, Britania e Madhe, Gjermania ose nga vetë shtetet anëtare të BE-së. Duhet pranuar se nuk është edhe aq lehtë për BE që të shtyjë vetë anëtarët e unionit të ndryshojnë qëndrimet rreth kontesteve ndërshtetërore e historike.

Gjithsesi duhet thënë se BE është zënë ngushtë me traktatet e veta të pranimit dhe të mos plotësimit të kapitujve nga anëtarët nga Ballkani Perëndimor. Tani BE duhet të marrë vendime dhe të tregojë seriozitet. Gjermania, Franca dhe Holanda kanë disa pengesa për të bindur Sofjen të bëjë lëshime, pasi edhe Shkupi zyrtarë ka bërë disa provokime me figurat historike.

Andaj është si vështirë të thuhet se deri në dhjetor Brukseli do të ketë triumfuar në këtë mosmarrëveshje dhe të ketë ndryshuar qëndrimet për këta dy shtete. Ka një disponim në BE që të përshpejtohet procesi dhe në fund të dhjetorit disi të ndahet një datë, por prapseprap, gjendja e re e krijuar në BE është një pasqyrë jo e mirë për unionin e trazuar nga kriza energjetike.

Siç dihet raportet e BE-së thonë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati si vende kandidate për të marrë një datë nga Brukseli- por kjo nuk mund të interpretohet se negociatat formale janë hapur. Nëse Bullgaria do ta largojë veton, atëherë kjo është rruga e një shteti që duhet të ndjekë deri në pranimin zyrtarë.

Kur një shtet kalon në negociatat formale të anëtarësimit, ky proces përfshin miratimin e ligjit të vendosur nga BE dhe reformat gjyqësore. Pas kësaj vjen ekzaminimi i fushave apo i kapitujve, pozicioni i palëve ku BE duhet të miratojë një qëndrim të përbashkët dhe në fund e gjithë kjo varet nga ritmi i negociatave që lidhen me reformat.

Pranimi zyrtarë është formal, kapitujt janë me rëndësi, por deri këtu Shkupi dhe Tirana si vende më kritike duhet të punojnë shumë deri në fund të dhjetorit që një datë të caktohet. Për aq sa është e rëndësishme hapja ajo jo e negociatave me vendet e Ballkanit, pozicioni evropian do të tregojë nëse unioni ka fuqi të zgjerohet dhe të detyrojë vendet anëtare dhe ato në proces t’i pranojnë vlerat e BE-së ose e kundërta është fragmentimi qoftë i BE-së dhe i shoqërive të Ballkanit Perëndimor, ku nuk do të ketë nevojë më për reforma dhe shtetet do të qeverisen nga kleptokratët dhe anarkia do të ishte një përditshmëri.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button