Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut për mediat: të vazhdojnë përpjekjet për vetë-rregullim

Konteksti i përgjithshëm i lirive të mediave është i favorshëm dhe lejon mbulim kritik nga mediet edhe pse ka pasur tensione në rritje gjatë krizës kovid-19. Përpjekjet për vetë-rregullim duhet të vazhdojnë dhe të sjellin rezultate konkrete për avancimin e standardeve profesionale në gazetari, shkruan raporti i ri i Komisionit Evropian Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

MRTV
MRTV

Kërkohet transparencë më e madhe në reklamim nga institucionet shtetërore dhe partitë politike dhe reforma e RTVM-së për të siguruar pavarësi financiare për shërbimin publik. Përparimi në MRTV është penguar nga emërimi i anëtarëve në organet përkatëse.

Kriza me kovid-19 ka pasur pasoja të forta për sektorin e medias, veçanërisht për aktorët rajonalë dhe lokalë. Shtëpitë mediatike u përfshinë në paketën e ndihmës, por duhet të zgjidhen të drejtat e punës së gazetarëve.

Procesi i reformës në RTVM pengohet.

“Servisi publik miratoi një strategji zhvillimore pesëvjeçare, por procesi i reformës pengohet nga vonesat në emërimin e anëtarëve në këshillin e tij dhe të këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale. Kriza e COVID-19 pati ndikim të fortë ekonomik në sektorin e medias, veçanërisht në aktorët rajonalë dhe lokalë. Mediat u përfshinë në paketën e ndihmës, por të drejtat e punës së gazetarëve ende duhet të adresohen”, thuhet në raportit e këtij viti të KE-së.

Raportin e plotë të KE-së për Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button