Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut për kriteret politike: përpjekje për forcim të demokracisë

Sa i përket kritereve politike, Maqedonia e Veriut i vazhdon përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke përfshirë aktivizimin e mekanizmave ekzistues për shqyrtim dhe kontroll edhe nëpërmjet përfshirjes së çështjeve kryesore politike dhe legjislative, shkruan raporti i ri i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Kriteret politike

Vendi ka treguar gatishmëri për të përmbushur të drejtat themelore në fushat kryesore, duke përfshirë Agjendën “Evropa në shtëp”i dhe “Planin aksionar 21” për luftën kundër korrupsionit. Raundi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajt më 17 tetor. MVZ e OSBE / ODIHR vendosi vëzhgues në të gjithë vendin. Është arritur përparim i kufizuar në përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ ODIHR dhe Komisionit të Venedikut për periudhën e mbuluar nga Raporti. Një pasqyrë gjithëpërfshirës i Kodit zgjedhor dhe miratimi i ligjeve përkatëse ende nuk janë finalizuar në kohën e duhur dhe në mënyrë inkluzive.

Kuvendi

Partitë opozitare kanë mbetur aktive në parlament dhe herë pas here kanë mbështetur ligjet e lidhura me BE-në. Puna e Kuvendit, megjithatë, u pengua nga polarizimi politik, e plotësuar me pandeminë kovid-19, që ndikonte herë pas here në funksionet e tij të zakonshme. Nevojiten përpjekje për të forcuar rolin e Parlamentit si një forum për dialog politik konstruktiv, veçanërisht në agjendën e reformave të BE-së. Parlamenti vazhdoi të kryejë funksionet e tij ligjvënëse. Kujdes i madh duhet t’i kushtohet përdorimit të procedurave të përshpejtuara, të cilat duhet të kufizohen për të siguruar kontroll efektiv dhe konsultim të legjislacionit.

Parlamenti vazhdoi të ushtrojë mbikëqyrje të përshtatshme mbi ekzekutivin. Propozimet për reformën e brendshme të Parlamentit, të dakorduara gjatë raundit të tretë të “Dialogut Zhan Mone” në fillim të vitit 2020, mbetet të futen në përdorim. Përgjegjësia penale për ata që organizuan ose kryen dhunë në sulmin ndaj Parlamentit më 27 Prill 2017 vazhdoi të përcaktohej, përfshirë edhe aktgjykimet e shkallës së parë. Qeveria duhet të ruajë impulsin reformues dhe të përqëndrohet në zbatimin e kuadrit ligjor ekzistues. Zbatimi në kohë dhe thelbësor i agjendës reformuese kërkon mbështetje të vazhdueshme nga shoqëria në tërësi. Marrëdhëniet ndëretnike mbetën të qëndrueshme dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit vazhdoi të zbatohet.

Organizatat civile mbeten edhe më tej aktive dhe luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e reformës. Nevojiten përpjekje shtesë për të siguruar proces i konsultimeve më në kohë, kuptimplotë dhe transparent me shoqërinë civile. Në kontekstin e sfidave me të cilat përballen në rimëkëmbjen nga kriza e kovid-19, aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë pritet të ndërtojnë partneritete afatgjata dhe të forcojnë bashkëpunimin ekzistues.

Reforma e sektorit të inteligjencës, e cila ka rezultuar me krijim të strukturave të reja dhe zhvillim të kuadrit ligjor, është pothuajse e përfunduar. Rekomandohet që shteti të forcojë kapacitetin e tij për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve të inteligjencës.

Raportin e plotë të KE-së për Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button