Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut për korrupsionin: përgatitje mesatare

Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Përparim i caktuar është arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, shkruan raporti i ri i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Lufta kundër korrupsionit

Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Përparim i caktuar është arritur në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Përparimi është bërë sepse vendi ka vazhduar të forcojë arritjet e tij në hetime, përndjekje dhe gjykim të disa rasteve të korrupsionit, përfshirë ato të nivelit të lartë, si dhe duke e forcuar kuadrin institucional, në veçanti Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni)
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni)

Në Prill 2021, Parlamenti miratoi Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025 dhe planin e ndërlidhur aksionar, duke e konsoliduar angazhimin e vendit për parandalimin e korrupsionit dhe sanksionimin e sjelljeve korruptive.

Vendi ka një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar. Kuadri ligjor është kryesisht në përputhje me standardet evropiane dhe përpjekjet për zbatimin e strategjive kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Përparim i caktuar është arritur në nivelin operacional, por duhet bërë më shumë për të përmirësuar efektivitetin e zbatimit të ligjit në luftë kundër formave të caktuara të krimit, si pastrimi i parave dhe krimi financiar. Koordinimi mbetet vendimtar për të gjithë aktorët e përfshirë në luftën kundër krimit të organizuar.

Raportin e plotë të KE-së për Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button