Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut për gjyqësorin: Përgatitje mesatare

Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut vë në dukje se vendi është mesatarisht i përgatitur për të zbatuar legjislacionin e BE-së dhe standardet evropiane në këtë fushë, transmeton Portalb.mk.

Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore

Vendi është mesatarisht i përgatitur për të zbatuar legjislacionin e BE-së dhe standardet evropiane në këtë fushë. Në përgjithësi, është bërë njëfarë përparimi, duke përfshirë forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe zgjidhjen e rasteve të mosndëshkimit të policisë. Vazhdon zbatimi i strategjisë në gjyqësor, përfshirë Ligjin për Prokurori Publike, i cili përcakton përgjegjësinë për veprat penale që rrjedhin nga dhe në lidhje me bisedat e përgjuara ilegalisht.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke përdorur kompterncat e zgjeruara, vazhdon të japë rezultate, përfshirë në rastet e profilit të lartë. Korrupsioni është i shpërndarë në shumë fusha dhe mbetet një çështje shqetësuese. Maqedonia e Veriut vazhdon të përmbushë detyrimet e përgjithshme për të drejtat themelore, por ka sfida në zbatimin e legjislacionit ekzistues.

Zyra e Avokatit të Popullit duhet të rrisë buxhetin e saj, me çka do të angazhohet staf i specializuar, që ta përmbushë më mirë rolin e tij. Pavarësia funksionale e këtyre organeve duhet të garantohet vazhdimisht, përfshirë përmes burimeve përkatëse financiare.

Gjyqësori

Sistemi gjyqësor në Maqedoninë Veriut është i përgatitur në mënyrë të moderuar. Përparim i caktuar është arritur në zbatimin e reformës në drejtësi, duke rishikuar më tej rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe grupit të ekspertëve të lartë mbi çështjet sistemore të sundimit të ligjit.

Gjykata Supreme - Shkup
Gjykata Supreme – Shkup

Nevojiten përpjekje për të siguruar zbatim sistematik të planit të përditësuar aksionar për strategjinë e reformës në drejtësi dhe strategjinë e burimeve njerëzore për gjyqësor dhe prokurori. Institucionet gjyqësore vazhdojnë të zbatojnë rregullat e reja për emërim, ngritje në detyrë, procedime disiplinore dhe shkarkim të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pjesa më e madhe e legjislacionit për zbatimin e Ligjit të rishikuar për Këshillin e Prokurorëve Publik është miratuar.

Është me rëndësi të vazhdojë zbatimi i kuadrit ligjor dhe planeve strategjike në lidhje me reformën e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Projektligji i ri për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë duhet ta mbajë Akademinë si pikën e vetme hyrëse në gjyqësi dhe prokurori dhe duhet të sigurojë qasje të drejtë dhe transparente në këto profesione.

Raportin e plotë të KE-së për Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button