Drejtori i Pfizer është vaksinuar plotësisht që në mars të këtij viti

Nuk është e vërtetë që drejtori i Pfizer, Albert Bourla, ka anuluar një udhëtim pune në Izrael në nëntor për shkak se nuk ishte i vaksinuar. E vërteta është se Bourlas i duhej të anulonte udhëtimin e tij për në Izrael në fillim të marsit, sepse në atë kohë ai nuk ishte plotësisht i vaksinuar. Në atë kohë ai kishte marrë vetëm dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe më 10 mars mori dozën e dytë dhe këtë e bëri publikisht para mediave dhe publikut botëror, shkruan Vërtetëmatës

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se drejtori i Pfizer Albert Bourla nuk është i vaksinuar. Kjo lidhet me faktin se kompania ku ai është drejtor, është një gjigant farmaceutik dhe prodhues i vaksinës kundër Kovid-19.

Drejtori i Pfizer thotë se njerëzit që përhapin dezinformata për vaksinat kundër Kovidit janë “kriminelë”. Ai vetë nuk është i vaksinuar dhe i është dashur të anulojë udhëtimin e tij në Izrael sepse nuk është i vaksinuar, thuhet në postimin  që po e recenzojmë, e në të cilin është bashkëngjitur edhe link për këtë tekst.

Por Albert Bourla më 10 mars të vitit 2021 u vaksinua me dozën e dytë të vaksinës. Informacioni se Bourla duhej të anulonte një udhëtim pune në Izrael është i saktë, por nuk është e vërtetë që ka ndodhur tani, por ka ndodhur në fillim të fushatës së vaksinimit, kur nuk ishin prodhuar doza të mjaftueshme për të gjithë, e kur për vaksinim kundër Kovid-19 ekzistonte një prioritare. Drejtori i Pfizer nuk ka dashur q të pranojë vaksinën jashtë radhës, para se të vaksinohen punonjësit shëndetësorë që ishin më të rrezikuar, sepse punojnë në reparte e Kovidit me pacientë me Kovid. Në kohën kur mediat izraelite raportuan se Bourla e kishte shtyrë vizitën e tij në Izrael, ai e kishte pranuar dozën e parë, por jo edhe dozën e dytë të vaksinës.

Në 10 mars, vetëm 3 ditë pas anulimit të vizitës në Izrael Bourla në Twitter publikoi një foto ku ai është duke e pranuar dozën e dytë të vaksinës.

Jam i emocionuar që po marr dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Për të dashurit e mi dhe për njerëzit anembanë botës, nuk dua asgjë më shumë sesa të bëjnë të njëjtën gjë. Edhe pse ky rrugëtim është ende i gjatë, ne po punojmë pa rreshtur për ta mposhtur virusin, shkroi drejtori i Pfizer në Twitter.

Duke qenë se postimi i recenzuar është publikuar në nëntor të vitit 2021, kur autori i të njëjtit  pretendon se drejtori i Pfizer është i pavaksinuar, vlerësojmë se postimi është i pavërtetë. Edhe në mars, kur Bourlas i duhej të anulonte një udhëtim në Izrael për shkak se nuk ishte plotësisht i vaksinuar, ai gjithsesi kishte pranuar dozën e parë të vaksinës Pfizer. Më 10 mars të vitit 2021 e pranoi dozën e dytë dhe këtë e bëri publikisht para mediave dhe publikut botëror.  Prandaj nuk është i saktë interpretimi i bërë në postim se drejtori i gjigantit farmaceutik refuzon të marrë vaksinën e prodhuar nga kompania e tij. Kjo është thjesht e pavërtetë dhe Albert Bourla ishte ndër të parët dhe relativisht herët në fushatën e vaksinimit që u vaksinua plotësisht me dy doza.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button