Tetovë, uji është i sigurt për pije, por ka rënie të sasisë për shkak një defekti

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” njoftoi se për shkak të një defekti f-500 në rrjetin е ujësjellësit (Burimi i Leshnicës) ka rënie të sasisë së ujit për të gjithë qytetarët edhe atë nga ora 10 deri në përfundim të defektit, i cili do të zgjatë dhe nesër. Dje nga Komuna e Tetovës njoftuan sipas analizave të kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, uji është i sigurt për pije, shkruan Portalb.mk.

Momentalisht sasia e ujit është 160 l/s

Pas paraqitjes së erës dhe shijes së pazakontë të ujit ditëve të fundit në Tetovë, dje nga komuna njoftuan se në bazë te rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër dhe për pije.

“Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës, është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije dhe Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm(Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08 dhe 183/2018). Uji po ashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike dhe është i sigurt për pije.” thanë nga Komuna e Tetovës.

Nga NPK, Tetova thanë se punimet do të vazhdojnë edhe nesër.

“Për shkak të kushteve të vështira, punimet për sanimin e defektit f-500 në rrjetin ujësjellës në linjën e Leshnicës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme”, thonë nga NPK Tetova.

Sasia e ujit dje  ishte 300 l / s.

Ndryshe, ky është i pesti vit me radhë ku gjatë periudhës tetor-nëntor uji merr shije dhe erë të pazakontë. Aroma dhe shija e pakëndshme e ujit vjen nga bimësia, pra më së shumti nga gjethet e pemëve që bien në ujësjellësin në Leshnicë. Në të njëjtën kohë, ato dekompozohen, gjë që krijon një shije dhe erë të pakëndshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button