Organizatat ekologjike të Ballkanit kërkojnë që shtetet e tyre të angazhohen për t’i zbutur ndryshimet klimatike

Organizatat ekologjike nga rajoni po u bëjnë thirrje të gjitha vendeve që të përcaktojnë objektiva ambicioze të emetimeve të qymyrit deri në vitin 2030, që përfshin krijimin e planeve të guximshme kombëtare të energjisë dhe klimës si një çështje urgjente, njofton Portalb.mk.

Javën e kaluar më shumë se 40 vende në mbarë botën u zotuan të heqin dorë nga përdorimi i qymyrit si pjesë e negociatave kryesore të COP26. Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Maqedonia e Veriut është në këtë listë, pavarësisht angazhimeve të ndërmarra politike nga të gjithë liderët rajonalë që gradualisht të hiqet nga përdorimi qymyri. Ajo që nevojitet urgjentisht është ambicie e qartë politike dhe veprim për të arritur angazhimin afatgjatë për dekarbonizimin deri në vitin 2050.

“Për vendet e Ballkanit Perëndimor si vende në zhvillim, çlirimi gradual i qymyrit në të ardhmen e afërt nuk mund të jetë më i rëndësishëm. Megjithatë, gjashtë vjet pas Marrëveshjes së Parisit, planet për të reduktuar emetimet e gazeve serrë (kontributet kombëtare të klimës) janë ose të dobëta ose ende në zhvillim e sipër. Gjithashtu, procesi i miratimit të tyre nuk është as përfshirës dhe as transparent, nuk ka shumë aspekte sociale dhe mjedisore dhe e bën problematik zbatimin e tyre në të ardhmen”, thuhet në thirrjen e organizatave ekologjike.

Megjithëse ka nivele të ndryshme veprimi të aplikuara në të gjithë Ballkanin Perëndimor, edhe vendet më të përparuara duhet të shtojnë përpjekjet e tyre. Megjithëse Maqedonia e Veriut është quajtur një lider rajonal në përcaktimin e disa prej synimeve më ambicioze për klimë dhe energji, ajo ende nuk ka një plan të qartë se si t’i arrijë ato.

“Është tepër vonë me planet kyçe të veprimit për të zbatuar synimet e vendosura ambicioze. Nuk ka një sistem funksional për koordinimin dhe komunikimin ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendor, i cili është vendimtar për zbatimin e politikave energjetike dhe klimatike dhe procesi i një tranzicioni të drejtë për rajonet e qymyrit është vonuar”, thonë nga Qendra e Kërkimit dhe Informacionit Mjedisor Eko-ndërgjegje.

Ngjarjet ekstreme të motit ndikojnë në jetën e njerëzve në rajon. Shirat e rrëmbyeshëm të fundit kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese në rajonin e Sarajevës të Bosnje dhe Hercegovinës, duke lënë lagje të tëra të paralizuara dhe pa energji elektrike për orë të tëra.

Ndërkohë, Kosova, edhe pse ende nuk është pjesë e OKB-së, është anëtare e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe për këtë arsye është e detyruar të tregojë një përkushtim të thellë ndaj qëllimeve të heqjes së thëngjillit.

Green House dhe eko-ekip nga Mali i Zi thonë se për t’i dhënë fund varësisë së mëtejshme nga karburantet fosile pas vitit 2035 është një hap i mirëpritur, megjithëse ne kërkojmë ambicie më të mëdha.

Instituti Rregullator i Energjisë së Rinovueshme dhe Mjedisit dhe Shkolla e Hapur në Beograd, thotë se Serbia shteti fundit i Ballkanit Perëndimor që ka filluar zhvillimin e NECP, pa pjesëmarrjen e duhur të publikut.

Të gjitha organizatat kanë porosi të përbashkët.

“Pas disa javë negociatash për COP26, një çështje ka arritur një konsensus – provat shkencore janë të qarta dhe bota duhet të kufizojë ngrohjen globale në 1.5 ° C në mënyrë që të ngadalësojë ndryshimin e klimës, kryesisht duke reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile. Deri më tani, përpjekjet rajonale kanë qenë të dobëta dhe kanë mbetur prapa në çdo drejtim. Vendet tona nuk mund ta përballojnë këtë vonesë sepse barra do të jetë edhe më e madhe për shëndetin e njerëzve dhe do të rrisë kostot e pasojave të efekteve shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Kriza SOVID-19 apo ndonjë situatë e brendshme politike nuk mund të përdoret si justifikim për të vonuar vendosjen e qëllimeve realiste dhe planeve të qarta veprimi për braktisjen graduale të qymyrit në këtë dekadë, duke siguruar një tranzicion të drejtë”, thuhet në porosinë e tyre të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button