Heshtje zgjedhore në Kosovë

Sot në Kosovë ka heshtje zgjedhore në 21 komuna. Të dielën qytetarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 21 kryetarët e komunave.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për një proces të rregullt zgjedhor. Rezultatet pritet të shpallen disa orë pasi të zhvillohet raundi i dytë.

Partia që garon në numrin më të madh të komunave për balotazh është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 12 komuna, transmeton Klan.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave. Raundi i parë i zgjedhjeve është mbajtur më 17 Tetor ndërsa i dyti mbahet nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button