fbpx

RMV, studentët morën vërejtje para padisë për paratë e paguara gabimisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ushqim të subvencionuar

Disa studentë kanë pranuar vërejtje para padisë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në të cilën prej tyre kërkohet të kthenin paratë që ishin paguar gabimisht për ushqimin e subvencionuar të studentëve, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Edhe pse kërkesat e këtyre studentëve për ushqim të subvencionuar ishin refuzuar më parë, MASH-i u ka paguar mjetet për muajin tetor, muajin e parë kur ka filluar pagesa.

Ministria tani u kërkon studentëve që brenda tre ditëve të punës, nga pranimi i vërejtjes t’i kthejnë shumat e paguara gabimisht, por edhe të dorëzojnë një kopje të pagesave të realizuara në ambientet e MASH-it për “evidencë financiare”.

“Nëse nuk i ktheni mjetet e paguara gabimisht në afatin e caktuar, ju njoftojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të iniciojë procedurë për kthimin e mjeteve të paguara pa bazë pranë gjykatës kompetente”, thuhet në dokumentin që e kanë pranuar studentët nga MASH.

Njëri nga studentët, i cili ka pranua version të skanuar të Paralajmërimit në adresën e tij elektronike, tha se ishte i befasuar nga kjo, pasi kërkesa e tij për ushqim të subvencionuar ishte refuzuar më parë, kështu që ai as që priste që të depozitoheshin mjete në llogarinë e tij.

“Dy orë më parë pranova një kërcënim me padi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Shkurt, aplikova për ushqim studentor, më refuzuan dhe gjithçka ishte në rregull. Më 1 tetor kam marrë mjete në vlerë prej 1.440 denarë, edhe pse më kishin. Paratë janë ende në llogari, sepse nuk e dija që më ishin paguar. Kam pranuar një email pasditen e sotme që nëse nuk i kthej brenda tre ditësh, do të bëhet padi në gjykatë kundër meje”, sqaroi një prej studentëve, i cili dëshiron të mbetet anonim.

Studenti thotë se nuk është e diskutueshme që paratë e paguara gabimisht t’i kthehen shtetit, por është e papërshtatshme mënyra se si Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pa lajmërim apo kontakt paraprak, kërcënon drejtpërdrejt me padi. Ai shton se pas konsultimit me një person juridik ka vendosur që rastin ta raportojë në Inspektoratin Administrativ Shtetëror, pasi MASH ka vepruar në kundërshtim me protokollet, përkatësisht nuk e ka njoftuar për gabimin para se të kërcënohet me padi.

“Po sikur të isha në izolim ose jashtë vendit dhe nuk do të  mund t’i ktheja paratë brenda tre ditëve të ardhshme?” Dhe nëse nuk do të kishte njeri që të merrte fletën e pagesës në vendin tim? Turp”, ka reaguar një tjetër studente që e ka pranuar vërejtjen para padisë.

“Meta” i ka drejtuar pyetje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për arsyen e pagesave të gabuara, si dhe numrin e studentëve që kanë marrë gabimisht mjetet për ushqim të subvencionuar.

Ata thonë se gjatë një kontrolli administrativ kanë konstatuar se 27 studentë nuk i kishin plotësuar kushtet për ushqim të studentëve. Në vend të “paralajmërimit para padisë” siç thuhet në dokument, nga MASH thonë se kanë dërguar “njoftim për kthimin e mjeteve”.

“Të gjithë studentët që deri më tani i kanë plotësuar kushtet për realizimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar studentor tashmë i kanë marrë mjetet në llogaritë e tyre, e që janë 18105 studentë. Ndërsa, 27 studentë të cilët gjatë kontrollit administrativ janë konstatuar se nuk i kanë plotësuar kushtet janë njoftuar për rimbursim”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Më parë, për shkak të një gabimi të sistemit, qindra studentë mori njoftim të pasaktë se u ndërpritet e drejta për ushqim studentor të subvencionuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button