Borisov: BE do të poshtërojë Bullgarinë për dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut

BE do ta poshtërojë Bullgarinë me qëllim që Maqedonia e Veriut të merr dritë jeshile për fillim të negociatave dhe e gjithë kjo për shkak të politikës së jashtme të pasuksesshme të Rumen Radevit, deklaroi për Nova TV, ish kryeministri bullgar dhe lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, transmeton MIA.

Borisov citoi presidentin francez, Emanuel Makron se deri në dhjetor Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat që, sipas tij, do të thotë se BE do ta detyrojë Bullgarinë të bëj lëshime dhe siç tha, e gjithë kjo është për shkak të presidentit të vendit, Radev.

Sipas Borisovit, Rumen Radev paraqet dëm të madh për Bullgarinë. Ai sipas Borisovit, i ka përçarë partitë në vend dhe ata janë bërë anti Radev dhe pro Radev dhe anti Borisov dhe pro Borisov.

Ai shprehi keqardhje që punët kanë shkuar në këtë drejtim dhe theksoi se ekziston mundësi që ata të dy, si lider me përvojë të përballen më mirë me krizën.

Borisov vlerëson se nëse ai është kandidat për kryeministër që, siç tha, e duan votuesit e partisë së tij, ajo do të shkakojë përçarje në Bullgari. Nëse bëhet fjalë për kandidat partiak, për kryeministër të Bullgarisë do të propozonte Tomosllav Donçev, por as atë nuk do ta përkrahnin, sepse është i lidhur me GERB, tha Borisov dhe shtoi se, ai do të propozonte njeri të tipit të Lozan Panov.

“Atij kandidate për kryeministër do t’i jap 100 përqind të drejtë t’i zgjedh ministrat dhe të dakordohet me partitë e tjera politike”, tha Borisov.

Këtë javë në Bullgari mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Sipas hulumtimit më të ri të agjencisë “Alfa research”, në kuvendin e ri bullgar do të hyjnë gjashtë parti, ndërsa për zgjedhjet presidenciale pritet rreth i dytë.

Koalicioni GERB me Lidhjen e forcave demokratike mbajnë pozicionin udhëheqës me mbështetjen prej 24,1 përqind të atyre që do të votojnë dhe ka rritur dallimin para kundërshtarëve të tij.

Në raport me kandidatët për president, Radev i cili garon për mandat të dytë, mund të ketë 46,4 përqind të votave, ndërsa kandidati i pavarur i mbështetur nga GERB, Anastas Gerxhikov 28,3. Panov ka rreth 7 përqind mbështetje.

Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button