Kastriot Rexhepi është paraqitur në polici: Nuk jam rrëmbyer

Para pak çastesh, Kastriot Rexhepi është paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Bit Pazar të Shkupit, njofton Portalb.mk.

MPB, për Portalb.mk, njofton se Rexhepi ka dhënë deklaratë se paraqitja e djeshme për zhdukjen e tij është e pavërtetë.

“Ai ka deklaruar se asnjëherë nuk është zhdukur por vullnetarisht, pa asnjë trysni, me familjen e tij ka shkuar te një mik që të mbrohet nga publiciteti lidhur me seancën kuvendore”, theksojnë për Portalb.mk nga MPB.

Përndryshe, Rexhepi dje nuk u paraqit në seancën kuvendore për votëbesimin e Qeverisë dhe me këtë i prishi numrat e shumicës së paralajmëruar prej opozitës dhe dështoi votimi i votëbesimit.

Ai nëpërmjet Facebookut njoftoi se nuk do të merr pjesë në seancë, për procesit dhe sinjaleve tw forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që i janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Pavarësisht deklarimit të tij, kryetarët e partive të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dyshuan se ndoshta Rexhepi është ndaluar në mënyrë të pavullnetshme të vijë në seancë dhe nuk do t’i besojnë një statusi në FB, derisa Rexhepi nuk del me figurë dhe zë.

Për këtë, sipas informatave të Portalb.mk, Kasami e ka paraqitur në Polici si të zhdukur dje në ora 17:10.

Dyshimet për rrëmbimin e tij, vazhduan edhe pse, Rexhepi u paraqit me video-porosi se është shëndosh dhe mirë dhe s’ka nevojë askush të shqetësohet për shëndetin e tij.

Së fundmi, për zhvillimet e fundit, Rexhepi, ka premtuar se të hënën do të mbajë konferencë për media për t’u sqaruar para opinionit.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: Mickoski e Kasami në Kuvend pasi mungon kuorumi: Apasiev e thirri Xhaferin ta mbajë seancën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button