Vaksinat kundër gripit dhe koronavirusit mund të merren në të njëjtën kohë, thotë Filipçe

Vaksinat kundër kovid-19 dhe gripit sezonal mund të merren në të njëjtën kohë, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot pasi filloi vaksinimi kundër gripit, transmeton Portalb.mk.

“Pa dallim nëse është e para, e dyta apo e doza e tretë kundër kovid-19, mund të merret në të njëjtën kohë me vaksinën tjetër, kurse nëse ka diferencë kohore, nuk ka rëndësi se sa është e njëjta”, tha Filipçe. 

Këtë vit janë blerë 40 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal, ndërsa sot janë lëshuar 4.300 termine në 18 pika në mbarë vendin dhe presim, tha Filipçe, që imunizimi të përfundojë për dhjetë ditë.

Vaksinimi kundër gripit sezonal zhvillohet në qendrat e shëndetit publik në vend dhe në një pjesë të qendrave shëndetësore ku nuk zhvillohet imunizimi kundër kovid-19.

Vaksina është falas për grupet si vijon:

– Të moshuar (mbi 65 vjeç)
– Personat me sëmundje kronike
– Punonjësit e shëndetësisë
– Gratë shtatzëna
– Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç

Lidhur me situatën me kovid-19 në vend, ministri përcolli konkluzionin e mbledhjes së sotme të Komisionit për Sëmundjet Infektive, se nuk rekomandohen masa të reja kufizuese.

Filipçe u bëri thirrje qytetarët që të vaksinohen, dhe të mos mblidhen në ahengje dhe tubime familjare që janë aktuale në këtë periudhë.

Deri më 9 nëntor, kundër kovid-19 janë vaksinuar gjithsej 811.226 qytetarë, 782.460 janë rivaksinuar dhe 48.087 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, kurse 37% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button